INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat e veçanta që duhet të dini përpara se të vizitoni Kroacinë [FOTO]

5 gjërat e veçanta që duhet të dini përpara se të vizitoni Kroacinë [FOTO]

Publikuar më: 13:48 17-04-2018
Kroacia ka qenë prej kohësh një vend popullor për pushime në plazh, apo për të parë qytete interesante.
Kroacia ka opsione të shumta për udhëtarët: nga arkitektura e vjetër dhe rrugët e mermertë në Dubrovnik, për të festuar dhe për të marrë diellin në Split, për bukurinë e pabesueshme natyrore në ujëvarat në Krka dhe mrekullinë e Liqeneve të Plitvicës. Sipas intv.al ja çfarë duhet të keni parasysh:
1. Ishujt
Hvar, Vis, Solta, Braç dhe Korcula janë të gjitha opsionet e njohura për pushuesit që dëshirojnë të kalojnë disa ditë në detin Adriatik. Çdo ishull ka tërheqjen e tij unike: festë, plazhe, argëtim familjar dhe më shumë. Nëse do shkoni gjatë verës, sigurohuni që të rezervoni edhe anijen që do t’ju çojë në ishujt.
 
2. Biçikletat janë një opsion i mirë
Biçikleta është  një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar. Infrastruktura e çiklizmit në Kroaci është në fakt shumë e mirë. Me biçikletë ju mund të eksploroni përgjatë vijës bregdetare, si dhe shëtitje rreth ishujve.
3. Vlen një vizitë  në Hum
I njohur si qyteti më i vogël në botë. Preferohet shumë nga turistët nga vende të ndryshme të botës. Në anën perëndimore, qyteti është i mbyllur me mure dhe në anët e mbetura shtëpitë janë ndërtuar në mure mbrojtëse. Është përmendur për herë të parë në dokumentet që datojnë nga viti 1102.
 
 
4. Nuk duhet të harroni të vizitoni qytetin historik të Dubrovnikut.Qyteti i Splitit gjithashtu mbetet një tjetër vend që duhet të vizitoni.
 
5. Rreth 10% e vendit është e mbrojtur nga parqet kombëtare 
Kjo statistikë mbresëlënëse realizohet në mënyrë të plotë në ujërat e UNESKO-s të famshme të Liqeneve të Plitvicës dhe ujëvarat e kodrës së Krka-s. 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156