Ne ëndërrojmë gati cdo natë por dimë kaq pak rreth tyre. Nga vijnë? Cfarë kuptimi kanë? A mund t’I kontrollojmë ne ao dhe a duhet t’I interpretojmë?
Ekspertët e ëndrrave ju sjellin 9 fakte surprizë rreth ëndrrave. Lexojini para se të flini…
1.Të ëndërruarit mund t’iu ndihmojë të mësoni
Nëse jeni duke studiuar për një test ose po përpiqeni të mësoni një detyrë të re, merrni një sy gjumë ose shkoni në shtrat më herët . Ja pse; kur truri ëndërron, ju ndihmon të mësoni dhe të zgjidhni problemet, thonë hulumtuesit e shkollës mjekësore në Harëard. Ëndrrat janë rruga e duhur që truri të përpunojë dhe të kuptojë informacionin e ri. Për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj dhe aftësitë e trurit për të mësuar, duhet të shamngni zhurmat në dhomën e gjumit, si përshembull televizor, pasi ndikojnë nëgativisht në kohëzgjatjen dhe cilësinë e ëndrrave.
2. Ëndrra më e shpeshtë? Sikur bashkëshorti/ja po ju tradhëton
Nëse jeni zgjuar me djersë të ftohta, atëherë keni ëndërruar një aventurë jashtëmartesore të burrit/gruas tuaj me mikun/miken tuaj më të mirë. Një ëndërr e tillë rrallë ka të bëjë me cështje aktuale pasi më shpesh ndodh nga frika e përbashkët dhe universale e të dyja palëve se mos partneri i tradhëton.
3. Ju mund t’I zgjasni ëndrrat pas zgjimit
Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga një ëndërr kaq e bukur saqë do të donit të vazhdonit të ishit në gjumë për të ruajtur atë ndjesi të bukur që ju ka lënë? Mundeni! Vetëm qëndroni pa lëvizur asnjë muskul dhe mund të mbeteni në gjëndje gjysëm ëndërrimtare për disa minuta. Mënyra më e mirë për t’I kujtuar ëndrrat është që të qëndroni zgjuar pa lëvizur.
4. Ëndrrat e përsëritura mund të jenë mënyra e mendjes tuaj për t’iu thënë dicka
A keni të njëjtin ankth papushim? Për shembull një ankth i përbashkët i njerëzve është plasaritja apo rënia e dhëmbëve.Ju duhet të mendoni se cfarë përfaqësojnë dhëmbët tuaj.Studiuesit thonë se dhëmbët dhe goja juaj janë simbol i fjalëve tuaja.Duke iu kushtuar vëmëndje ëndrrave me dhëmbë ju ndihmon të përmirësoni mënyrën tuaj të komunikimit.
5. Nuk duhet patjetër të jeni në gjumë për të ëndërruar
Ju ka ndodhur të ëndërroni në tavolinën tuaj të punës, në makinë, madje edhe tek loja e futbollit të fëmijëve tuaj. Nuk duhet ngatërruar me vegimin pasi kjo ndodh vërtet.Hapi i parë është që të mendoni për një ëndërr të kohëve të fundit. Më pas gjeni një vend të qetë meditues, për të sjellë një ëndërr që ju kujtohet përsëri në vetëdijen tuaj. Ëndërrimi zgjuar mund të jetë një mundësi që ju të relaksoheni.