1.Pse keni fryrje dhe dhimbje të gjinjve para ciklit?
Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet. Në gjysmën e parë të ciklit menstrual të gruas, nivelet e estrogjenit janë në rritje dhe shkaktojnë zgjerim të kanaleve të gjirit. Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke bërë që gjoksi juaj të duket më i plotë dhe i rëndë. Nga ana tjetër progesteroni shkakton bymim të gjëndrave të qumështit dhe si pasojë keni dhimbje të thithkave.
2.Pse ndonjëherë shfaqen qime në gjoks?
Ndonjëherë femrat shqetësohen kur shohin qime rreth gjoksit, por nuk ka vend për t’u shqetësuar. Sipas ekspertëve, të pasurit qime përreth thithkave është diçka krejt normale. Mund të vëreni më shumë qime përreth thithkave nëse keni luhatje të niveleve të hormoneve, si gjatë shtatzënisë, për shembull. Rritja e shumtë e qimeve në gjoks (më shumë se normalisht) mund të jetë shenjë edhe e sindromës së vezores policistike, që shkakton gjithashtu rritje të shumtë të qimeve në fytyrë dhe trup.
3. Pse ju kruhen gjinjtë?
Normalisht kokrrat e gjoksit nuk duhet të kenë ndjesi kruajtje, por mund të ndodhë kur kjo zonë është e thatë ose e dëmtuar. Shkaqe të tjera që mund të shkaktojnë kruajtjen, mund të jenë ekzemat ose ndonjë simptomë shtatzënie.
4.Pse varet gjoksi?
Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të. Zakonisht fenomeni i rënies ndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët.
5. Në çfarë moshe duhet bërë mamografia e parë?
Mamografia duhet bërë si mënyrë parandaluese, në momentin kur një femër arrin moshën e fertilitetit. Kontrollet e rregullta, duhen bërë së paku një herë në vit dhe duhet të vazhdojnë deri në periudhën e menopauzës.