INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që debatojnë  çiftet e lumtura

5 Gjërat që debatojnë çiftet e lumtura

Publikuar më: 12:21 22-07-2016
Një marrëdhënie pa diskutime nuk ka kuptim.
Debatet japin mundësinë për të njohur më mirë njëri-tjetrin. Ja gjërat që duhet të diskutojnë çiftet e lumtura:
 
1. Si i shpenzon paratë
Në çdo çift diskutohet mënyra si  i menaxhojnë të ardhurat. Nëse keni pakënaqësira në lidhje me këtë gjë, është mirë ta hapni si bisedë, pasi do shmangni zënkat që mund të vijnë më kalimin e kohës.
 
2. Jeta seksuale
Një ndër gjërat më  të mira që duhet të bëjë një çift, është të flasë hapur për jetën e tyre seksuale. Nëse ka pakënaqësira është mirë t’i diskutoni, ose nëse duhet të përmirësoheni.
 
3. Mënyra si shprehni nervozizmin
Të dy duhet të kuptojnë  karakterin e secilit, që të mos shkojnë në ekstrem kur debatojnë. Mënyra që secili shpreh nervat është e ndryshme, dhe duhet të përshtaten më së miri, nëse duan të jenë çift pa probleme.
 
4. Rolin e familjes së secilit
Çifti duhet të dijë se çfarë roli ka familja në marrëdhënien tuaj. Vjehrrit gjithmonë do jenë pjesë  jetës së tyre, prandaj duhet  të dinë si ndikon influenca e tyre në jetën në çift.
 
5. Si të reagoni kur njëri humbet punën
Në këtë rast duhet të jeni më të bashkuar se kurrë. Ky është një moment delikat në marrëdhënien në çift, pasi  ndikon në pjesën ekonomike, e cila është shumë e rëndësishme.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109