INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që djemtë kanë dëshirë t’ju thonë gjatë seksit, por nuk ua mban!

5 gjërat që djemtë kanë dëshirë t’ju thonë gjatë seksit, por nuk ua mban!

Publikuar më: 22:29 26-07-2018

Të gjithë mendojmë se gjatë aktit seksual mund të shohim e mund të kuptojmë çdo gjë që po ndodh rreth e rrotull, por mund të ketë raste që jemi aq të “përhumbur” sa thjesht humbasim në rrjedhën e kënaqësisë dhe aktit. Por shpeshherë djemtë futen thellë në mendime gjatë marrëdhënieve seksuale dhe më poshtë ju zbulojmë se çfarë fsheshin ata..

Është i lodhur

Meshkujt tentojnë ta fshehin lodhjen, edhe përse pas shtatë minutash janë komplet të rraskapitur. Dhe gjithçka e bëjnë që të ndjehen të fortë dhe të gëzojnë partneren, ndaj herën tjetër ndihmoje edhe ti pak, mos rri vetëm shtrirë.

Sapo ju kujtua një faturë

Epo ndodh që gjatë seksit, mendja t’i shkoj te një faturë që ka për ta paguar dhe nuk do ta harrojë, por në të njëjtën kohë nuk do që ta shkatërrojë edhe momentin.

Faleminderit

Ok, mund t’ia thuash këtë shoferit të autobuzit apo kamarierit, por jo dikujt që do të të falë një orgazëm. Të thuash faleminderit është gjest i sjellshëm, por të mos thuash asgjë është shumë më seksi.

Nuk është e sigurtë çfarë ere është

Mund të jetë dhoma, aroma e trupit, rrobet në tokë, apo një Zot e di çfarë. Ai po bluan në kokë se nga vjen ajo erë dhe si ta zhdukë që ti të jesh e lumtur.

Ka nevojë të shkojë në tualet

Epo thuaj seksit “Mirupafshiiiim”, nëse kjo ndodh. Nëse gjatë seksit ka nevojë të shkojë në tualet, mjerë ju, sipas iconstyle. Jo vetëm që do të ndihet jashtëzakonisht keq, por e ka shumë të vështirë të të lërë zhveshur dhe ndoshta kur të kthehet, të të ketë zënë gjumi. Ndaj i shkreti, vuan në heshtje.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441