INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që duhet të bëni patjetër me partnerin para se të martoheni

5 gjërat që duhet të bëni patjetër me partnerin para se të martoheni

Publikuar më: 21:44 26-01-2017

Një kalim i suksesshëm te martesa kërkon shumë punë para se të vijë dita e dasmës. Të martohesh me të dashurin tuaj, është një event të cilin duhet të synoni por para se të thoni “Po, pranoj”, duhet të bëni këto 4 kgjëra për t’u siguruar që marrëdhënia juaj do të zgjasë.

1-Udhëtoni së bashku                                  
Të shkosh në udhëtim me burrin tuaj të ardhshëm do bëjë që të jeni shumë pranë njëri-tjetrit për një kohë të gjatë. Do të filloni të njihni aspekte të ndryshe të marrëdhënies tuaj, kur ju keni ngecur diku me të. Të këndosh me zë të lartë këngët në radio për 20 minuta është e tolerueshme, por për 3 orë ndoshta jo. Kështu ju do të mësoni se të udhëtoni me partnerin tuaj e bën atë më tolerant ose më nevrik.

2-Grinduni        
Nëse gjithmonë bini dakord me burrin tuaj të ardhshëm, bëni një hap prapa dhe mendoni rreth lidhjes tuaj. Grindjet, argumetat dhe mendimet e ndryshme janë të rëndësishme në një lidhje të shëndetshme. 

3-Diskutoni rreth pritshmërive  
Në të shumtën e rasteve ju pak a shumë i dini pritshmëritë rreth martesës tuaj. Por para se të martoheni, duhet t’i mësoni njëri-tjetrit ato çfarë prisni nga martesa juaj, si paratë, fëmijët, punën dhe detyrat bashkëshortore. Dhe në fund të vendosni me kompromis.

4-Kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit           
Distanca e bën dashurinë më të shëndetshme. Nëse keni besim te njëri-tjetri, mos kini frikë të kaloni pak kohë veçmas. Kjo do të forcojë shumë besimin tuaj.

5-Jetoni me dikë që nuk është pjesë e familjes tuaj        
Të jetosh me dikë që është rritur ndryshe nga ti është shumë e rëndësishme. Kjo do t’ju mësojë të zgjidhni probleme të ndryshe, dhe do mësoheni t’i vendosni gjërat me kompromis, dhe të realizoni konflikte të shëndetshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057