INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që duhet të bëni urgjentisht përpara se të krijoni familjen tuaj

5 gjërat që duhet të bëni urgjentisht përpara se të krijoni familjen tuaj

Publikuar më: 11:00 21-06-2018
Sipas intv.al secili prej nesh ka mënyrën e tij si i shikon gjërat.
Prioritetet janë individuale, por ekspertët rendisin disa gjëra që patjetër duhet t’i bëni përpara se të martoheni, pra të krijoni familje.
 
1. Njihni njerëz të ndryshëm
Duhet patjetër të njihni njerëz të ndryshëm, për të kuptuar karaktere të larmishme. Kjo do ju ndihmojë të  njihni edhe më shumë veten tuaj, pra çfarë kërkoni ju vërtet në jetë.
2. Bëni aventura
Përpara se të mendoni për një lidhje serioze, duhet të eksploroni të krijoni marrëdhënie të ndryshme. Duke pasur disa eksperienca dashurie në të kaluarën, ju nuk do jeni më kuriozë të tradhëtoni personin që keni vendosur të krijoni familje.
3. Siguroni një vend të mirë pune
Gjendja ekonomike në një lidhje ka shumë rëndësi për një çift që ka vedosur të krijojë diçka serioze. Duhet të krijoni një bazë ekonomike, që të jeni  të sigurt për familjen që po krijoni.
4.  Përfundoni gjërat që keni lënë
Ndoshta vite më parë ju keni braktisur shkollën dhe më pas vendosni ta rinisni. Bëjeni këtë gjë pa u vonuar shumë, sepse kur të krijoni familje do e keni më të vështirë.
5. Përzgjidhni shoqërinë
Me kalimin e viteve ju keni zënë miq të ndryshëm. Do vijë një moment që do filloni seleksionimin e tyre, sipas intv.al pra  të zgjidhni ata që vërtet ja vlejnë. Kjo do ndikojë pozitivisht në një të ardhme kur të krijoni familje, sepse do dilni me miqtë e mirë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873