INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që duhet të bisedoni me partnerin

5 Gjërat që duhet të bisedoni me partnerin

Publikuar më: 12:15 20-05-2016
Me partnerin ju bisedoni për çdo gjë. Nëse komunikimi është i mirë, problemet shmnagen në mënyrën më të mirë.
Këshilla që do ju ndihmojnë  ta vlerësoni intimitetin me partnerin, komunikimin e mirë dhe lidhjen e fortë emocionale.
 
1. Çfarë nuk ju pëlqen
Të thoni çfarë pëlqeni është më e lehtë, sesa të shprehësh për atë që në fakt nuk e pëlqeni. Tregohuni të sinqert, pasi kjo do shmangë shumë probleme.
 
2. Mos i tregoni problemet tuaja familjare
Nëse ju pyet në lidhje me atmosferën që keni në familjen tuaj, përpquni mos të thoni çdo gjë. Edhe pse keni shumë besim, disa gjëra është mirë të mos thuhen.
 
3. Bëhuni nostalgjikë
Në lidhjen tuaj ka edhe momente të lumtura. Bëni mirë, të rikujtoni çastet e bukura që keni kaluar së bashku, duke shpresuar që në lidhjen tuaj të ketë më shumë si këto.
 
4. Çfarë dëshironi të bëni me punën tuaj
Një ndër temat kryesore që pothuajse çdo çift diskuton është edhe puna. Pjesën më të madhe të kohës e kaloni në punë, kështu që shprehuni të sinqertë si ndiheni me punën që bëni. Kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më të sigurt me partnerint tuaj.
 
5. Shëndetin
Gjendjen tuaj shëndetësore nuk duhet ta fshihni në asnjë mënyrë. E vërteta del në pah shumë shpejt dhe kjo do rrezikonte lidhjen tuaj. Më mirë tregoni si është gjendja juaj shëndetësore.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328