INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që duhet të dini për partnerin përpara se të martoheni

5 gjërat që duhet të dini për partnerin përpara se të martoheni

Publikuar më: 18:02 03-02-2016
Përpara se të merrni  një hap të rëndësishëm si martesa, gjëja që duhet të bëni është të siguroheni nëse personi është ashtu si e mendoni ju.
Ekspertja e lidhjeve në çift, Jane Greer thotë se njerëzit gjatë gjithë kohës ndryshojnë, por me rëndësi është të dimë gjërat bazike të karakterit të tyre. Duhet të jeni të vetëdijshëm, se cili është personi përpara se të pranoni të kaloni jetën tuaj me të.  Ja çfarë duhet të kini parasysh përpara se të merrni këtë vendim:
 
1. A mund të ndani hapësirën tuaj me dikë tjetër
Nëse nuk po bashkëjetoni përpara se të martoheni, duhet të imagjinoni si do reagoni kur të ndani çdo gjë me njëri-tjetrin. Duhet të gjeni mobilje të cilat   janë  të përshtashme për dy persona. Tashmë nuk jeni me vetëm!
 
2. A duhet t’i besoni
Terri Orbuch, ekspert i lidheve dhe autor i “5 Simple Steps To Take Your Marriage From Good To Great”, thotë se duhet të keni besim shumë të fortë përpara se të vendosni të martoheni. Edhe nëse dyshoni për gjënë më të vogël, duhet ta hiqni atë dhe të ndiheni më të sigurt për të ardhmen.
 
3. Zbuloni nëse do respektojë privatësinë tuaj
Ekspertja Greer ka thënë se nuk duhet të humbisni vetveten dhe kontaktet me njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj, pas martesës. Zbuloni nëse partneri do respektojë kohën dhe aktivitetet tuaja, edhe pas këtij hapi të rëndësishëm. Ky është çelsi i një martese të shëndetshme, pra duhet të respektoni  punën dhe rrethin shoqërorë të njëri-tjetrit.
 
4. Si është shëndeti i partnerit tuaj
Informacioni mbi shëndetin e partnerit tuaj është një ndër gjërat më kryesore. Të dini si është shëndeti do ndihmojë që mos të përballeni me të papritura në të ardhmen. Në ditët e sotme ka shumë mënyra si ta zbuloni, prandaj mos e neglizhoni këtë pjesë. 
 
5. Sa rëndësi do ju japë në familje
Asnjë grua nuk dëshiron të martohet me një njeri i cili i  nuk i kushton rëndësi  në familje. Mos lejoni miqtë apo familjen të  merren më shumë se duhet,  me vendimet apo problemet që mund të keni. Tani është koha ta përballoni vet çdo gjë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824