INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që gratë e pjekura nuk mund t’i tolerojnë tek burrat

5 gjërat që gratë e pjekura nuk mund t’i tolerojnë tek burrat

Publikuar më: 22:37 07-11-2019

Të gjithë e dimë se kur arrijmë një moshë të caktuar, vajzat janë pothuajse gjithmonë më të pjekura se djemtë e së njëjtës moshë. Bukuria është se ky avantazh nuk zhduket asnjëherë. Përshtypja thellohet dhe zgjerohet.

Si një vajzë e re, mbase je ndjerë e dobët dhe e brishtë, gjithmonë e papërshtatshme për detyrën, e sikletosur dhe e pasigurt. Por tani gjithçka ka ndryshuar. Ju jeni një grua e pjekur dhe nuk doni rreth jush burra që veprojnë pa menduar.

5 gjërat që gratë e pjekura nuk i tolerojnë tek meshkujt

Ekzistojnë të paktën 5 gjëra që gratë e pjekura thjesht nuk mund t’i tolerojnë për burra të caktuar dhe ja cilat janë:

Gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Besimi është gjithçka. Nëse ai fillon të gënjejë, nuk ka rëndësi nëse është gënjeshtër e madhe apo e vogël, më mirë largohuni.

Xhelozinë

Normal brenda kufijve të caktuar, nëse i tejkalon ato bëhet i padurueshëm. Ata që janë shumë xhelozë janë padyshim të pasigurt për veten e tyre. Qëndroni larg.

Kontrollin emocional.

Marrëdhënia në çift duhet të jetë e barabartë. Bashkëjetesa është e padurueshme kur njëri prej të dyve dëshiron të ushtrojë kontroll të plotë mbi tjetrin.

Mungesën e respektit.

Nëse nuk ka respekt, nuk ka asgjë. Respektimi i ndërsjellë është baza e gjithçkaje, është një kusht thelbësor.

Pjekurinë

Për të qenë nënë tashmë kemi fëmijët, nuk kemi nevojë të kujdesemi edhe për partnerin. Ose të rritur ose asgjë. Kjo nuk do të thotë se duhet të jemi serioz gjatë gjithë kohës, por që duhet ta dimë se kur duhet të jemi dhe kur mund ta braktisim veten për t’u argëtuar./revistapsikologji

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078721046447754
    array(1) { ["section"]=> string(68) "5-gjerat-qe-grate-e-pjekura-nuk-mund-t-i-tolerojne-tek-burrat-103050" }