1.Testin pozitiv të shtatzënisë
Shumë prej atyre që njihni mund të jenë duke tentuar prej kohësh dhe mund të ndihen keq pas këtyre fotove. Plus, që duhet marrë konfirmimi i mjekut që të jeni 100% e sigurt.
2.Dhuratat e para që kryesisht janë veshje
Dhuratat i pranon edhe mbreti, por herë tjetër mund t’i nxirrni pak më bukur dhe jo ta vini fokusin tek çmimi.
3.Fotot që krahasojnë fetusin tuaj me çfarëdolloj frute
Kohët e fundit është bërë e modës që të postohen foto të një barku të rrumbullakosur dhe një shalqiri.
4.Në ç’vend do të lindë
Nëse ndonjë mike është e interesuar të di nëse do të lindni në spital, shtëpi, kamion apo pishinë, jini e qetë se do t’ju pyesë personalisht. Nuk është nevoja të publikoni të dashurin ditar në rrjetet sociale.
5.Foton e parë të posalindurit me mbishkrimin #kopjaemamittëvet.
Seriozisht do ta bëni dhe këtë ? Po kontributi i babait, apo nuk e vë re njeri atë?!/cna.al