INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që kurrë nuk duhet t’i thoni të tjerëve për lidhjen tuaj

5 Gjërat që kurrë nuk duhet t’i thoni të tjerëve për lidhjen tuaj

Publikuar më: 11:50 03-11-2016
Në lidhjen tuaj duhet të keni kujdes edhe për gjërat që i thoni të tjerëve.
Intv.al,  ju sjell disa nga gjërat që nuk duhet t’i thoni të tjerëve për marrëdhënien tuaj në çift. 
 
1. Keni kohë pa bërë seks
Mos gaboni t’ja thoni mikut tuaj diçka kaq personale. Përgjigjia e tyre do jetë: Oh mos u shqetëso, sepse edhe ata kanë të njëjtin problem.  Irina Firstein, terapiste çiftesh nga  New York, sqaron se kjo gjë nuk e ndihmon çiftin  të kalojë problemet e tyre.
 
2. Nuk e duroni dot vjehrrën, ose kunatën
Edhe pse është e vështirë të mos shpreheni për këtë gjë, bëni durim. Mbajeni për veten tuaj, sepse nuk i dihet nëse këto fjalë do shkojnë në veshin e tyre. Mos i prishni punë vetes suaj.
 
3. Tradhëtinë
Edhe nëse dyshoni se partneri  juaj po ju tradhëton, nuk duhet t’i tregoni askujt, qoftë edhe njerëzve tuaj të afërt. Intv.al, sugjeron se  këtë gjë duhet ta mbani të fshehtë, derisa ta vërtetoni. Gjithashtu edhe nëse jeni ju që po tradhëtoni, nuk duhet të tregoni. Nuk është gjë e lehtë për t’u thënë.
 
4. Sekretet e familjes
Nëse  partneri  juaj  ju ka thënë një sekret për familjen e tij, mos shkoni direkt tek shoqëria për t’ja treguar. Gjërat personale, sipas intv.al nuk duhen treguar as te miqësia e ngushtë. Nuk ka pse ata të dinë gjëra që partneri juaj jua ka treguar me mirëbesim.
 
5. Partneri nuk i menaxhon mirë paratë
Intv.al, ju këshillon  se bisedat në lidhje me menaxhimin e parave, janë delikate. Nuk duhet të  ankoheni te të tjerët në lidhje me mënyrën si partneri juaj harxhon paratë.  
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598