INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që mamaja juaj nuk jua ka thënë kurrë

5 Gjërat që mamaja juaj nuk jua ka thënë kurrë

Publikuar më: 14:04 09-12-2016
Në këtë artikull do ju sjellim disa gjëra shumë interesante që mamaja juaj nuk jua ka shprehur më parë.
Lista mund të jetë edhe më e gjatë, por ne po japim vetëm disa prej tyre:
 
1. E keni bërë shumë herë për të qarë
Mamaja juaj, që kur ka marrë vesh se ka mbetur shtatzënë me ju, ka qarë nga lumturia. Më pas, ardhja juaj në jetë dhe fjala juaj e parë e kanë bërë atë të emocionohet shumë dhe si pasojë edhe të qajë.
 
2. E ka dëshiruar pjesën e ëmbëlsirës që e ka ruajtur për ju
Ajo kurrë nuk jua ka thënë se pjesën e ëmbëlsirës që ka qenë për të, në të vërtet ajo e ka dashur. Dëshira për t’ju kënaqur juve, ka bërë që ajo t’jua ruajë pjesën e ëmbëlsirës!
 
3. E keni lënduar fizikisht
Intv.al shton  se gjatë fëmijërisë suaj e keni lënduar, psh: e keni kapur nga flokët, fytyra etj. Ajo edhe pasi jeni rritur, nuk jua ka thënë se çfarë i keni bërë, por këtë dhimbje e ka mbajtur të fshehtë ndaj jush. Kjo pra është dashuria e nënës!
 
4. Gjithmonë ju ka parë kur keni fjetur
Ajo ju ka parë ju ndërkohë që keni fjetur. Meraku i saj  ka qenë i madh, prandaj në mënyrë të fshehtë ju ka kontrolluar nëse keni qenë mirë, sidomos kur flinit.
 
5. Ajo  është në plan të dytë
Intv.al thotë se ajo e ka lënë shumë herë veten pas dore, pasi ju keni qenë prioriteti. Ajo  për ju e ka lënë  veten pa larë, pa gjumë etj. Mamaja juaj ka plotësuar gjithë nevojat tuaja, e më pas ka menduar për veten e saj. Fjala më e ëmbël në botë  është : nëna.
 
Burimi:  Brightside
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096