INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjërat që nuk duhet të postoni në rrjetet sociale për lidhjen tuaj. Kujdes!

5 Gjërat që nuk duhet të postoni në rrjetet sociale për lidhjen tuaj. Kujdes!

Publikuar më: 12:30 10-01-2017
Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale çiftet e kanë të vështirë për të qëndruar pa postuar diçka për lidhjen e tyre.
Çiftet, në disa raste edhe janë ndarë nga gabimet që kanë bërë pikërisht në adresat e tyre personale, në lidhje me marrëdhënien e tyre. Sipas intv.al, ja disa nga gjërat që nuk duhet të postoni:
 
1. Zënkat
Edhe pse mund të jeni të nxehur me partnerin tuaj, mos gaboni  duke i thënë të gjithëve sherrin që sapo keni pasur. Ndoshta më pas, pendoheni dhe nuk ka pse të tjerët të dinë keqkuptimet tuaja.
 
2. Foto të çdo lajmi të mirë
Një nga lajmet e mira që mund të merrni është shtatëzania juaj. Mos postoni ekon e bebit tuaj direkt në rrjetet sociale, pasi mund të dukeni jo seriozë në lidhjen tuaj. Këtë gjë e vërteton edhe Julia Spira, eksperte e çifteve dhe autore e “The Rules of Netiqueette”.
 
3. Selfie duke u puthur
Sipas intv.al nëse këto foto përsëriten, do bëhen të bezdishme për miqtë që keni në rrjetet sociale. Bëni mirë të ruani paksa privatësinë tuaj dhe të postoni foto të tilla më rrallë.
 
4. Dhurata të shtrenjta
Ju keni marrë një dhuratë shumë të shtrenjtë nga partneri juaj, por kujt i intereson? Mbajeni për veten tuaj, shijojeni dhe mos e postoni në rrjetet sociale, për t’u dukur edhe më mirë në sytë e miqve që keni aty. 
 
5. Foto seksi të partnerit
Disa çifte e bëjnë këtë gjë, e cila është shumë e gabuar. Nëse postoni një foto të partnerit tuaj për t’i treguar botës sa të mirë e keni, do krijoni shqetësim për ata që keni në rrjetet tuaja sociale. Mbajeni për vete partnerin tuaj, mos e ndani më shumë se duhet me të tjerët!
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281