Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në botë edhe pse është shumë i ri në moshë. E duke qenë i tillë, Justin ka shumë Beliebers. Nëse jeni një fans i tij, sigurisht që keni shumë informacion lidhur me të, por ndoshta këto 5 gjëra nuk i dinit më parë. Ja cilat janë ato:
1-Filmi i tij i preferuar është “The Notebook”, film për të cilin ai ka qarë.
2-Mentori i tij është Will Smith. Ata flasin të paktën një herë në javë
3-Ai mund të zgjidh një kub rubik në më pak se 2 minuta
4-Atij i pëlqejnë ëmbëlsirat. Akullorja e tij e preferuar është “pambuk sheqeri”
5-Ai ka më shumë ndjekës në Twitter (93.1 milion) sesa vetë popullsia e Kanadasë (35 milion).