Me miliona ndjekës dhe fansa në të gjithë botën, me disa histori dashurie, me këngë hite dhe koncerte pa fund; ky është Justin Bieber, djali me zërin e ëmbël.
Por ka disa gjëra që edhe fansi i tij më i madh nuk i di për të. Lexoni 5 gjërat që nuk dinit për Bieber.
1. Shumë persona u prezantuan për herë të parë me Justin Bieber si “nxënësi” i Usher. Por rezultoi se një person tjetër i famshëm i kishte sytë tek ylli në rritje dhe ai ishte Justin Timberlake.Në moshën 12 vjeçare Bieber u zbulua në Youtube dhe më pas mori fluturimin për në Atlanta ku do të takohej me disa drejtues muzike për tiu treguar zërin e tij të ëmbël. Por fati nuk deshi që Bieber ta bënte proven dhe u kthye në Kanada pa i bërë ato. “Usher i kishte parë videot e mia në vitin 2009 dhe ishte shprehur: “’ Ky fëmijë duhet të këndojë” Mora sërish fluturimin për në Atlanta ku këndova para tij. Dhe një javë më vonë kisha edhe një takim me Justin Timberlake. Ata që të dy më donin mua”, tregoi Bieber.
2. Kur Bieber ishte 16 vjeç, luajti rolin e një adoleshenti problematik në CSI. “Kam marrë një telefonatë se Justin ishte vërtet fans i CSi, dhe kjo ishte gjithçka doja të dëgjoja në ato momente”, tha producenti ekzekutiv Carol Mendelsohn në vitin 2010. " Ne kemi patur një rol të jashtëzakonshëm për një akor të ri në sezonin e ri . Roli i tij në këtë pjesë ishte jetëshkurtër pasi ai u qëllua dhe u vra në episodin e dytë të sezonit.
3. Pasi vazhdoi turin e tij “Apology”, në vitin 2014, Justin shiti shtëpinë e tij me gjashtë dhoma gjumi. Tani këngëtari jeton në një hotel në Beverly Hills dhe thotë se dëshiron që shtëpia e tij e ardhshme të jetë diçka e veçante dhe unike për të.
4. Pavarësisht se ai është personi i dytë më i ndjekur ë Twiiter, Justin nuk është ai tipi i djalit që të kthen përgjigje. “Nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se mund të komunikojnë kaq lehtë me të. Jo vetëm që shumë pak njerëz e kanë numrin e tij , por thuhet se 22 vjeçari as nuk e merr mundimin që ta mbajë mend atë, sepse e ndërron çdo 6 muaj për arsye sigurie.
5. Vitin e kaluar, Bieber zbuloi anën e butë të tij në “Carpool Karaoke” të James Corden. Jo vetëm që zbuloi se një nga filmat e tij të preferuar ishte “The Notebook” por që edhe kishte qarë kur e kishte parë. “Jam djalë emocional””, tha ai teksa rrëfeu edhe se kënga “Ironic” e Alanis Morrissette ishte kënga e tij e preferuar.