INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që vajzat mendojnë se meshkujve u interesojnë, por në të vërtetë, atyre s’u intereson aspak

5 gjërat që vajzat mendojnë se meshkujve u interesojnë, por në të vërtetë, atyre s’u intereson aspak

Publikuar më: 22:51 31-05-2018

Ndonjëherë, meshkujt qortohen për faktin që s’u kushtojnë rëndësi disa gjërave të veçanta, detajeve dhe për faktin që zakonisht nuk dëgjojnë. 

Në fakt, disa prej këtyre gjërave meshkujt vërtet s’u kushtojnë rëndësi dhe intv sjell për ju 5 gjërat që vajzat mendojnë se meshkujve u interesojnë, por në të vërtetë, atyre s’u intereson aspak

1. Meshkujve s’u intereson nëse flokët apo makijazhi i partneres s’është në formën më të mirë në një ditë të caktuar.
Vajza, ata vërtet e vlerësojnë përpjekjen dhe mundimin tuaj për t’u dukur sa më mirë dhe e përsosur në një takim, event apo kudo. Por e vërteta është se meshkujt nuk kalojnë kohë me ju për mënyrën sesi dukeni, por për atë që ju jeni.

2. Meshkujve s’u intereson fakti që ju doni të humbisni disa kilograme të tepërt.
Të gjithë kemi dyshime mbi veten tonë, përfshirë edhe meshkujt. Nëse duan të duken edhe ata si Marky Mark te reklama e “Calvin Klein”, atëherë edhe meshkujt kanë shumë punë për të bërë me trupat e tyre. Ata jane moskokeçarës për këtë pjesë. Kilogramet e tepërt janë thjesht një detaj i parëndësishëm dhe asnjë mashkull ideal s’do të ankohej për to.

3. Meshkujve s’u intereson nëse ju i shkruani të parat.
Shumë vajza mendojnë se s’duhet të jenë ato që shkruajnë të parat, sepse tregon dëshpërim nga ana e tyre, por kjo s’është e vërtetë. Nëse ai s’të shkruan, por është i interesuar për ty, ai mendon vazhdimisht për këtë fakt, vetëm se s’do që të bëhet bezdisës. Ai do të ishte më se i kënaqur të shihte emrin tuaj teksa shfaqet në ekranin e telefonit dhe kështu do ta bënte atë të marrë guximin të shkruajë i pari.

4. Meshkujve s’u intereson sesi dukeni kur zgjoheni.
Disa vajza marrin iniciativën të vendosin makijazh në fytyrën e tyre para se të flenë, në mënyrë që të mos i shohë partneri pa makijazh. E vërteta është se meshkujve s’u intereson aspak kjo gjë. Jo në kuptimin e keq, por nëse ata janë përkrah jush, atëherë ata ju gjenden pranë vetëm për faktin se mendojnë që jeni të bukura, pavarësisht gjithçkaje.

5. Meshkujve s’u intereson nëse s’jeni perfekte.
Epo, askush nuk është perfekt. Askush! Vetë fjala perfekte është e pakuptim sepse janë 7 miliardë njerëz në Tokë dhe asnjë prej tyre s’ka të njejtin imazh të perfeksionit me dikë tjetër.

Pra, mjaft u shqetësuat për mënyrën sesi dukeni, mos u shqetësoni për makijazhin tuaj, mos u shqetësoni për kilogramet e tepërt.
Meshkujve s’u intereson asnjë prej këtyre gjërave, sepse kur dashuron dikë, e dashuron për atë që është dhe çdo gjë rreth tyre, çdo gjë që ato zotërojnë merr ngjyrën e bukurisë/A.D/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042