INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 hile për të bashkëjetuar më lehtë me një mace!

5 hile për të bashkëjetuar më lehtë me një mace!

Publikuar më: 12:47 14-05-2016

Kush jeton me një mace e di që kënaqësia e të jetuarit me një mace nuk vjen pa disa përgjegjsi. Sigurisht disa detyra janë më të kënaqshme se disa të tjera por ja ku janë për ju pesë këshilla për të jetuar me lehtë me një mace.

1. Për të pastruar qimet e maces suaj ka një alternativë shumë të thjeshtë dhe të lirë, do t’ju duhet vetëm një dorashkë prej gome. Nëpërmjet dorashkës ju mund t’I mblidhni ato shumë thjeshtë.

2. Nëse maces suaj i janë mërzitur lodrat e vjetra dhe nuk keni mundësi t’i merrni të reja mund t’i spërkasni ato me Cat Nip. Aroma e saj është shumë tërheqëse për macet dhe ajo do të tregojë sërish interes për lodrat e vjetra.

3. Çdo gjë bëhet më interesante nëse ka ushqim në mes. Merrni një shishe te vogel uji, hapini një vrimë me një thikë dhe fusni ushqim brënda. Dhe ja ku sapo krijuat një puzzle per macen tuaj.

4. Merrni një kuti që nuk ju duhet, hiqjani bordurat dhe vendoseni brenda një bluze. Sapo krijuat një shpellë për macen tuaj.

5. Merrni nje kuti këpucësh, hapni një vrimë të madhë në pjesën e pasme dhe në pjesën e sipërme hapni disa vrima të vogla. Merrni një shkop dhe ngjitini një lodër të vogël. Në këtë mënyrë keni ndërtuar një lodër të re për macen tuaj. 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551