INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Histori të puthjes së Vitit të Ri që shkuan si mos më keq

5 Histori të puthjes së Vitit të Ri që shkuan si mos më keq

Publikuar më: 19:59 02-01-2016

Thonë se është bukur të nisësh Vitin e Ri me një puthje. E keni parasysh vetë, nga ato puthjet spontane të orës 00:00. Por jo gjithmonë kjo puthje rezulton të jetë ajo që ju kishit menduar, përkundrazi. Dhe si për t'ua vërtetuar këtë, mëposhtë ju sjellim 5 historitë më të këqija të puthjes së Vitit të Ri.

Ps: Nuk janë trillime tonat. Edhe po të përpiqeshim, nuk do mundeshim t'i sajonim dot!

 

1. Kur gjen të dashur të rremë vetëm për një natë...

U bëra xurxull që në orën 9 të darkës dhe siç duket përfundova duke pasur një të dashur përgjatë gjithë natës. Të them të drejtën nuk më kujtohet as fytyra e tij dhe as koha e kaluar bashkë, por ja që ai ishte puthja ime e mesnatës. Më bëri add në Snapchat pas disa orësh. Unë sigurisht nuk ia ktheva mbrapsht!

 

2. Kur puthja jote nuk është një njeri...

E kalova natën e Vitit të Ri duke xhiruar një koncert i cili zgjati deri në 4 të mëngjesit. Në këtë mënyrë u detyrova të shkoja tek shtëpia e një mikut tim dhe të flija në divanin e tij. Pas një ore gjumi, u zgjova me qenin e tij në krah që po më lëpinte fytyrën. Besoj se mund të quhet si puthje e Vitit të Ri, apo jo?

 

3. Kur nuk mundesh të shmangësh të vetmen gjë që do të shmangësh...

Zgjodha të mos shkoja në festën e Vitit të Ri ku ndodhej e gjithë shoqëria ime e ngushtë pasi aty do të ishte dhe ish i dashuri im. Keshtu përfundova duke vajtur në një festë të mërzitshme, ku në asnjë moment nuk më vajti në mendje të puthja dikë. Ajo që nuk e prisja te ndodhte, ndodhi kur më përcollën për në shtëpi. Sikurse i kemi shtëpitë ngjitur, rastësia deshi që unë të përplasesha me ish të dashurin tim. Çfarë t'ju them më tepër, e nisa vitin duke bërë atë që nuk duhet të bëja!

 

4. Kur e mban puthjen e Vitit të Ri brenda familjes...

Ishte errësirë, gotat iknin sa hap e mbyll sytë, ndaj dhe përfundova duke puthur mamin!

 

5. Kur je aq e pafat sa kalon edhe pritshmëritë e tua...

Isha e dashuruar me shokun tim të ngushtë përgjatë gjithë gjimnazit. Planifikova t'i shprehja dashurinë vitin e parë të universitetit, kur u kthyem në shtëpi për pushime. Ishte ora 23:58 dhe unë i thashë atij se e doja. Pa i lënë kohë të përgjigjej e putha, duke bërë kështu realitet ëndrrën e 16 viteve. Do thoni ju kjo është një histori e bukur. Hmmm e tillë do të ishte vërtet, nëse të dy nuk do të ishim xurxull në alkol dhe ai të mos pëlqente meshkujt. Po po ashtu siç e lexuat. Ai ishte gej!

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725