INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 humbje jete dhe 123 raste të reja me COVID

5 humbje jete dhe 123 raste të reja me COVID

Publikuar më: 16:27 02-08-2020

Është thelluar sërish bilanci nga Covid-19 në vendin tonë, krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 166. Kanë ndërruar jetë 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.


Sakaq, këto 24 orë janë identifikuar 123 raste të reja dhe tashmë nga nisja e epidemisë dhe deri tani në vendin tonë numërohet 5519 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Fatmirësisht, janë shëruar 57 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë dhe kështu aktualisht 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin.

E rënduar vijon të jetë situata në spitalet Covid, ku po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1285

Durrës 291

Shkodër 215


Fier 95

Vlorë 93

Lezhë 79

Korçë 75

Kukës 68

Elbasan 52

Berat 29

Dibër 28

Gjirokastër 25

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896