Pesë kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi Integrim, dhe Unitet, dhe Libra-s në Qarkun e Vlorës, kanë zhvilluar sot debatin e parë.
Pas prezantimit të pikave kryesore të programit të secilës parti dhe diskutimit të një sërë tematikash, ka fituar “certifikatën” e këtij takimi, deputeti i LSI, Flamur Çelaj.
Qëllimi i këtij takimi të organizuar në formën e debatit politik, ishte prezantimi i pikave prioritare të programeve të secilës forcë politike.
Pas fazës së parë u kalua në tematika dhe çështje që kishin të bënin me Vlorën si bashki edhe në nivel qarku, të cilat u zhvilluan në formën e debatit mes kandidatëve.