INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 karakteristika që e bëjnë një lidhje të zgjasë

5 karakteristika që e bëjnë një lidhje të zgjasë

Publikuar më: 15:43 31-08-2017

Dashuria është një nga ndjenjat më të thella të njohura nga njeriu. Për disa, lidhja romantike është elementi më kuptimplotë i jetës, një burim i pamatë i plotësimit të tyre. Aftësia për të pasur një marrëdhënie dashurie të shëndetshme nuk është e lindur, por studimet tregojnë se aftësia për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme fillon që në fëmijëri, në përvojat e para. Marrëdhëniet dështojnë për shumë arsye dhe dështimi i një marrëdhënieje është shpesh burim i një vuajtje të madhe psikologjike. Shumica prej nesh duhet të punojnë në mënyrë të ndërgjegjshme për t’i bërë marrëdhëniet të lulëzojnë. Por cilat janë hapat që duhet të ndiqni për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme? Cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni? Ndiqni këshillat tona…

Respektoni kufijtë e të tjerëve

Para së gjithash, nuk duhet të mendoni se dashuria, apo ajo që mendoni se është e tillë, duhet të fitojë gjithmonë apo të jetë e pakushtëzuar. Si të gjitha ndjenjat, si të gjitha sfidat që merrni përsipër, edhe të qenit në çift duhet të keni të qarta kufijtë që nuk duhet të kaloni, në mënyrë që të respektohen të dy palët. Në të kundërt, rreziku që do të keni është të humbisni, të lëndoni njëri-tjetrin. Ndaj mos e besoni poezinë se dashuria fiton mbi gjithçka, varet dhe nga çmimi që paguhet në terma personalë.

Nuk ka kompromise

Në një çift të shëndetshëm nuk duhet të degradoni veten, nuk pranohen kompromise që ju vëjnë të vuani (nuk duhet të pranoni tradhtitë, keqtrajtimet, lojërat seksuale që nuk ju pëlqejnë, etj.). Nuk është kjo dashuria ku mund të bëni projekte për të ardhmen e përbashkët. Nuk ka shkallë superior apo inferior dhe nuk duhet të uleni krahasuar me partnerin. Nuk ka podium në dashuri: nëse ndiheni më pak apo më shumë të respektuar se sa partneri, atëherë nuk jeni më në terrenin e shëndetshëm të dashurisë. Nëse vetëvlerisimi juaj ju bën të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta jeni duke jetuar me frikën se mos ndoshta partneri e kupton dhe ju lë. Atëherë marrëdhënia që jeni duke ndërtuar nuk ka themel të fortë dhe duhet të mundoheni të zgjidhni sa më shpejt situatën.

Përmirësoni cilësinë e jetës

Kur lidhja e dashurisë është e shëndetshme ose pothuajse e tillë, atëherë edhe gjendja juaj e mirëqenies së përgjithshme do të jetë më e mirë. Dashuria, ashtu si e ndjekim në mënyrë romantike, i përgjigjet shumë prej nevojave tuaja thelbësore dhe ta përjetoni si të tillë, përmirëson cilësinë e jetës, duke ndikuar edhe në shëndet. Bëhet fjalë edhe për ekuilibra neuro-kimikë që zënë rrënjë në trurin tuaj.Dashuria e shëndetshme ndihmon dhe stimulon ndryshimin. Ndihmon për të thyer cikle jofunksionale, ju bën më të aftë për t’u përgjigjur dhe për të pranuar sfida dhe për të arritur synime të rëndësishme. Ju bën më entuziastë, më energjikë dhe pse jo, edhe më të bukur. Ata që e jetojnë në mënyrë të ekuilibruar qenësinë e tyre në dashuri, kanë shumë më tepër energji nga sa mendojnë.

Nuk ekziston xhelozia

Një çift i ekuilibruar di t’i përjetojë ndjenjat në mënyrë të matur, e di se çfarë është xhelozia, por nuk e mbyt tjetrin me frikëra. Nuk ka nevojë të kontrollojë çdo hap të tjetrit, sepse di se si të ndërtojë një bazë të mirë besimi. Fantazma e tradhtisë, frika nga kushdo që i afrohet marrëdhënies, që shihet si armik, i rrezikshëm, duhet t’ju bëjë të pyesni vetes se çfarë po ndodh. Xhelozia që ju bën të humbisni kontrollin e të bini pre e paranojës, nuk është një aleate, por një armike patologjike që duhet t’ju shtyjë të kërkoni ndihmë.

Lërini hapësirë partnerit

Të dashurosh do të thotë edhe të mund të rrish pa partnerin për disa orë, t’i lësh hapësirë sa herë që ka nevojë, të mos rrini së bashku vetëm nga frika e vetmisë. Për të mbajtur fort një lidhje, secili nga partnerët ka nevojë për hapësirat e veta. Para së gjithash, është e nevojshme t’i lini partnerit të paktën një mbrëmje të lirë në javë, që ai të mund të kalojë disa orë me miqtë dhe duke ndjekur pasionëet e tij. Ndaj, nuk duhet ta telefononi për vogëlsira, por vetëm në një situatë ekstremisht të domosdoshme. Gjatë asaj mbrëmjeje që ai nuk do të jetë me ju, mund të organizoni një darkë me mikeshat ose mund të zgjidhni t’i kushtoni kohë vetes.

Article Logic
Execution time: 0.004317045211792