INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 karakteristikat kryesore që femrave u duken më joshëse tek meshkujt

5 karakteristikat kryesore që femrave u duken më joshëse tek meshkujt

Publikuar më: 18:18 08-10-2017

Nëse pamja e jashtme është ajo çka tërheq një mashkull te femrat, karakteristikat që femrave u duken më joshëse te burrat, janë të ndryshme. Dhe ato janë më tepër karakteristika personaliteti, sesa fizike. Ekspertët kanë përzgjedhur pesë më kryesoret, për të cilat ne mendojmë se dhe ju do të bini dakord.

1 - Besimi në vetvete
Besimi në vetvete është një karakteristikë themelore, që shërben si një prove për një burrë të suksesshëm. Që nga momenti që gratë kanë nevojë për mbështetje, automatikisht vëmendja do të shkojë te një individ të sigurtë karshi seksit të kundërt. Nëse një burrë ka vetvlerësim të lartë, kjo do ta bëjë një femër të mendojë se ai është kandidati i denjë. Përndryshe, ky dyshim nuk e lejon një grua të tërhiqet nga një burrë, ndonëse ai mund të ketë një sërë karakteristikash të tjera të mrekullueshme.

2 - Inteligjenca
Inteligjenca mund të konsiderohet si një nga stimujt më sensualë të meshkujve. Mos mendoni për “paradoksin”: pse meshkujt inteligjentë rrethohen gjithmonë nga gratë? Sidoqoftë, nëse një mashkull është tepër inteligjent, shpesh vetëm mund të gjenerojë vështirësi për veten, duke u bërë përherë e më pak tërheqës.

3 - Humori
Një nga mënyrat më efikase për ta bërë një femër për vete, është ta bësh atë të qesh. Kjo metodë e njohur është tepër e dobishme edhe pas një kohe të gjatë njohjeje. Funksioni i humorit si një mjet relaksi, favorizon te femra besimin për një kohë të gjatë ndaj mashkullit. Njerëzit me një sens të lartë humori zakonisht duket se krijojnë lehtësisht marrëdhënie me të tjerët dhe janë më të lumtur. Kjo e fundit ngjall shpresën te një femër se mashkulli mund t`i bëj edhe ato të ndihen më të lumtura.

4 - Forca
Burrat janë fizikisht më të fortë se gratë dhe ky tipar dallues i tërheq shumë femrat. Këto të fundit mendojnë në të pandërgjegjshmen e tyre se një burrë i fortë është më solidar dhe më i zoti për t`u siguruar mbrojtje. Sidoqoftë, një përkushtin i tepruar ndaj sportit me shumë vështirësi tërheq çdo grua.

5 - Misteri
Njësoj si burrave, edhe grave u pëlqejnë burrat misteriozë. Ne na pëlqen të mendojmë se nuk dimë gjithçka rreth tij. Meshkujt për shembull, kanë qejf të na surprizojnë me ndonjë talent të tyrin që nuk ua njihnim ose dhe të jenë të paparashikueshëm. Kjo bën që ata të duken më tepër interesantë në sytë tanë.

Ja pra, këto gjykojnë specialistët se janë “instrumentet” themelore që i bëjnë meshkujt më tërheqës në sytë e femrave. Sidoqoftë, çdo mashkull ka arselanin personal special, që funksionon si një instrument për të joshur një grua.

Psikologët mendojnë se këto janë pesë karakteristikat më kryesore që na bëjnë të mos iu rezistojmë dot meshkujve...

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217