INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshilla bukurie për stinën e verës!

5 këshilla bukurie për stinën e verës!

Publikuar më: 17:00 16-07-2016

Vera është një stinë të cilën e presim me padurim çdo vit, por neglizhojmë diçka shumë të rëndësishme, gjatë verës trupi jonë kalon në faza të ndryshme dhe ne duhet të kujdesemi më teper për të!

Këshilla e parë dhe më e rëndësishme është të pimë shumë ujë, në këtë mënyrë ndihmojmë metabolizmin, lëkurën, flokët, thonjtë dhe me pak fjalë çdo gjë.

Këshilla e dytë është  gjithashtu shumë e rëndësishme, të keni gjithmonë në mendje që para se të aplikoni diçka të fytyra të përdorni një krem dielli për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit që e dëmtojnë shumë atë. Në këtë mënyrë n,e e mbrojmë lëkurën por dhe kur të aplikojmë fondatinën do përfitojmë një rezultat më natyral dhe lëkura do duket më e hidratuar.

Këshilla e trete është ndryshimi te pjesa e konturimit, pasi ngjyra e lekurës ndryshon gjatë verës dhe duhet të ndryshojme sado pak mënyrën dhe ngjyrat që përdorim te pjesa e make up-it. Për sa i përket rouge mirë do ishte të përdorim një nuancë më të çelët dhe jo aq të theksuar.

Këshilla e katërt ka të bëjë me pjesën e syve. Mënyra e duhur për të siguruar që nuk do bëhemi pis me penelin është ta aplikojme atë vetëm te pjesa lart dhe pasi mbarojmë më penelin të aplikojmë rimel gjithashtu vetëm te pjesa lart. Në këtë mënyrë mund të jeni të sigurta që nuk do bëheni pis gjithë ditës.

Këshilla e fundit është vërtet shumë interesante, për pjesën e buzëve duam gjithmonë një produkt që të kombinojë ngjyrën e bukur, të mos ikë lehtësisht dhe të reflektojë dritë, por është vërtet shumë e vështirë për ta gjetur. Prandaj ajo çfarë mund të bëjmë është të përdorim një laps për sytë i cili i kombinon të gjitha këto!

Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv

Article Logic
Execution time: 0.0038352012634277