INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshilla për të kufizuar ndikimin e rrjeteve sociale në marrëdhënien në çift

5 këshilla për të kufizuar ndikimin e rrjeteve sociale në marrëdhënien në çift

Publikuar më: 21:32 25-11-2019

Për të ruajtur çiftin tonë në kohën e rrjeteve sociale, le të distancohemi nga media sociale falë këtyre 5 këshillave.

Ne jetojmë në një botë ku rrjetet sociale janë kudo (Instagram, LinkedIn, Twitter, etj.)Brenda çiftit, rrjetet sociale shpesh zënë një vend të rëndësishëm, deri në atë pikë sa të kenë ndikim në marrëdhënie, sepse ato nxisin ankthin dhe xhelozinë, gjë që mund të na bëjë pak paranojak.

Këtu janë 5 këshilla që ju ndihmojnë të kufizoni ndikimin e mediave sociale në marrëdhënien në çift

Bëni dallimin mes jetës në internet dhe asaj reale
Ne të gjithë, në rrjetet sociale, tregojmë më të mirën tonë dhe zgjedhim me kujdes atë që ndajmë. Nëse gjysma jonë nuk dëshiron të hedh foto me ne në Facebook ose Instagramin, kjo nuk do të thotë që nuk na do, por thjesht ai nuk e sheh profilin e tij si një mjet ku mund të bëjë një deklaratë zyrtare.

Mbani një kopsht të fshehtë
Është një rregull themelor për një marrëdhënie të shëndetshme, por është edhe më i vërtetë në epokën e rrjeteve sociale: është e rëndësishme të mbash një kopsht të fshehtë, ku të ruajmë gjëra që na përkasin vetëm ne dhe që jo domosdoshmërisht i ndajmë me të tjerët. Prandaj, një moment privat përcakton diçka që ne do ta mbajmë për vete, pa qenë e nevojshme ta publikojmë një status / foto në lidhje me të. Pse? Sepse çdo gjë e publikuar në rrjetet sociale na ekspozon ndaj komenteve dhe kritikave nga të tjerët, të cilat mund të na ndryshojnë ndjenjat dhe mbi të gjitha, ne përfundojmë të jetojmë për rrjetet sociale në vend që të provojmë momentet e jetës reale.

Zgjidhni të vërtetën
Në fillim të një marrëdhënieje, rrjetet sociale janë perfekte për flirtim, zbulimin e gjërave që na bëjnë të qeshim ose na interesojnë, por për një kohë të gjatë, ndarja me njëri-tjetrin nuk mund të bëhet vetëm përmes këtij kanali. Një marrëdhënie evoluon me kalimin e kohës dhe në realitet, ka momente të mira (shikime, prekje, përqafime) dhe momente më pak të mira (grindje, konfrontime). Mbani mend se rrjetet sociale në përgjithësi përfshijnë komunikim me shkrim, i cili lë shumë hapësirë për keqkuptime.

Kuptoni problemin
Nëse rrjetet sociale nxjerrin në pah ndjenjat e këqija tek ne (xhelozi, nervozizëm…) dhe bien ndesh me gjysmën tjetër tonën, është mirë të pyesim dhe të mendojmë për atë që na shqetëson me të vërtetë. A boton gjysma juaj foto, për të cilat nuk ju pyet kurrë? Komenton postimet e njerëzve të tjerë, por rrallëherë tonat? A flet shumë në rrjetet sociale? Me pak fjalë, le të ngremë hipoteza dhe t’i diskutojmë në jetën reale.

Bëni pushim
Për të gjithë, rrjetet sociale janë stresuese, pavarësisht nëse kanë ndikim në marrëdhënien në çift. Prandaj është mirë të bëni pushime të vogla herë pas here. 6 muaj, një ose dy javë janë të mjaftueshme për të shpëtuar. Gjëja më e mirë është të çinstaloni aplikacionet që dëshironi të shkurtoni, jo vetëm të çaktivizoni njoftimet, pasi nëse dikush ka diçka të rëndësishme për të na thënë, do të na kontaktojë në një mënyrë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541