INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshilla për të luftuar lëkurën e thatë

5 këshilla për të luftuar lëkurën e thatë

Publikuar më: 11:48 15-02-2017

Lëkura është pasqyrë e shëndetit.

Jo gjithmonë është e lehtë të përcaktosh tipin e saj, nëse është e yndyrshme, mikse apo e thatë, sepse fiziologjia e lëkurës së fytyrës ndryshon me kalimin e kohës. Tek shumica e njerëzve lëkura e thatë nuk është shenjë e sëmundjes ose e gjendjes, por e vetë përdorimit të sapunit intensiv, xhelit për dush, rrobave të vrazhda, locionit të papërshtatshëm dhe dusheve të gjata e të nxehta. Megjithatë, shumë ilaçe që i merrni ose sëmundjet nga të cilat jeni të sëmurë, siç janë diabeti ose psoriaza, shkaktojnë lëkurë të thatë.
Ekzistojnë disa këshilla të thjeshta të cilave mund t’u përmbahemi në mënyrë që të eliminojmë ndjenjën e pakëndshme dhe pamjen e lëkurës së thatë. Lëkura e thatë mund të jetë në tërë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark. Lëkura, nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.

 

Përdorni kremin e duhur
Gabimi më i madh të cilin e bëjnë shumica e njerëzve është që losionin e aplikojnë në lëkurë të thatë. Locionin gjithmonë duhet ta aplikoni në lëkurë të lagët. Pastaj, duke fërkuar lehtësisht lëkurën përhapeni atë deri në fund, që sa më shumë materie ushqyese të mbesin në lëkurë.
Gabimi tjetër që e bëjnë shumë njerëz është përdorimi i kremit, i cili nuk i përgjigjet lëkurës suaj. Ekspertët rekomandojnë që personat me lëkurë të thatë të përdorin locion të lehtë, pa alkool dhe pa aromë. Locionet për lëkurë të thatë duhen të jenë pak më të dendur.
Vendosni pak në pëllëmbë, atë kthejeni nga toka dhe nëse locioni fillon të pikojë nga pëllëmba, do të thotë që nuk është mjaft i dendur për lëkurën tuaj.

Mos qëndroni për një kohë të gjatë në dush me ujë të nxehtë
Dushi është gjithsesi forma më e mirë e larjes te personat që kanë lëkurë të thatë, por kjo nuk është e tëra. Nëse çdo dush zgjat shumë dhe atë me ujë të nxehtë, gjithsesi zvogëlojeni, sepse nuk i bëni mirë lëkurës suaj. Në fund të fundit, 5 minuta dush është e mjaftueshme për mbajtjen e higjienës trupore.
Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, por njëlloj nuk duhet të jetë as i nxehtë. Gjeni një mes të artë, shkurtoni kohën e dushit dhe aplikojeni losionin përgjegjës dhe shumë shpejt do ta zgjidhni problemin e lëkurës së thatë.

Përdorni sapunin e duhur
Ata paraqesin të paktën 50 përqind të problemit. Sapunët, xhelat për dush dhe banjat e ndryshme shumë shpejt largojnë vajrat natyrale nga lëkura juaj, ndërsa njerëzit dinë edhe ta teprojnë me ta.
Po ashtu mund të harroni në objektet e ashpra për pastrim në dush siç janë dorezat ose sfungjerët. Kjo është më e keqja që mund t’i bëni ndjeshmërisë suaj dhe lëkurës së thatë. Në këtë mënyrë do të largoni të gjitha vajrat natyrale nga lëkura dhe do ta lini lëkurën të pambrojtur dhe të irrituar.

Vishni rroba të buta
Lëkura e thatë është në veçanti e ndjeshme, prandaj ekspozimi konstant ndaj stimujve, siç është rroba e ashpër, mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Rrobat e tilla mos i blini.
Vendosni për veshje nga materialet e lehta, siç është pambuku. Po ashtu, kini kujdes që rrobat tuaja të mos jenë shumë të ngushta, sepse kjo mund të shkaktojë tharje shtesë të lëkurës. Nëse lëkura pavarësisht gjithçkaje është e irrituar, ndoshta duheni ta ndërroni detergjentin për larjen e rrobave.

Konsumoni ushqimet e duhura dhe pini sa më shumë ujë
Antioksiduesit
Shumë dermatologë besojnë se antioksiduesit kryesorë (vitaminë A, C dhe E) mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga dielli dhe dëmet të tjera nga ambiento duke çarmatosur “radikalet e lire” që shkaktojnë rrudhjen. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat.

Vitamina A
Një studim i fundit i kryer në Hollandë me meshkuj dhe femra të shëndetshme ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes nivelit të Vitaminës A në gjak dhe gjendjes së lëkurës. Me marrjen e karotenoideve (substanca bimore qe trupi juaj konverton ne vitaminë A) nga ushqimet është mënyra më e sigurt për shkak se ka gjasa që të merrni shumë më shumë vitaminë A nga suplementet se sa nga ushqimet e pasura me karotenoide. Burimet ushqimore të pasura me vitaminë A janë: karota, kungulli, patatet e ëmbla, mangot, spinaqi, pjepri, bimët e gjelbra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatet.

Vitamina C
Vitamina C është potent topikal, që do të thotë se është antioksidues që gjendet në lëkurë, por vetëm në formën e saj aktive, formë e njëjte që ju merrni nga ushqimet. Natyrisht që me futjen e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C në dietën tuaj ditore është gjë e mirë për të bërë për shëndetin tuaj. Burimet ushqimore të pasura me vitaminë C janë: portokalli, shalqini, papaja, dredhëzat, kivit, specat e kuq dhe të gjelbër, pjepri, domatet, brokoli, mangot, portokalli, lakër brukseli, lulelakra dhe lakra jeshile.

Vitamina E
Shumë hulumtime janë në rrugë të papërfunduar për të mirat e mundshme të vitaminës E, si një përmbajtës në produkte që aplikohen në lëkurë. Sidoqoftë deri tani duket të ndihmojnë lëkurën më së shumti si kondicioner i lëkurës. Burimet ushqimore me vitaminë E përfshihen: vajrat bimore, farat, arrat, ullinjte, spinaqi dhe shpargujt. Por është e vështirë të marrësh aq sa duhet vitaminë nga ushqimet dhe kështu shumë njerëz marrin suplement.Zgjidhni yndyrat e mira Acidet yndyrore të Omega-3 janë të mira edhe për lëkurën. Omega-3 nga peshku ndihmon në mbrojtjen kundër dëmeve nga dielli.

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309