INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshilla për të qenë energjikë gjatë gjithë ditës

5 këshilla për të qenë energjikë gjatë gjithë ditës

Publikuar më: 15:28 15-04-2020

Ju presin ditë të ngarkuara, por nuk keni mjaftueshëm energji për të përballuar apo përfunduar punët e detyrueshme? Ky është problem për shumë njerëz. Na ndodh të shohim disa njerëz në lëvizje në formë gjatë gjithë kohës, saqë na bëjnë të ndihemi disi xhelozë se si ia dalin të jenë kështu çdo ditë.

Ju duket edhe ju se iu shterojnë energjitë? Ja disa këshilla dhe sugjerime që kjo gjendje të mos ndodhë më dhe ju të keni energjinë e duhur çdo ditë:


Konsumoni gjithmonë një mëngjes të plotë

Sasia e ushqimit që keni në organizëm asimilohet pas gjumit të natës, ndaj ju duhet të ushqeheni me kujdes në vaktin e parë të ditës. Përpiquni të përfshini në menunë e mëngjesit tuaj karbohidratet, proteinat dhe fibrat sepse janë të nevojshme. Një shembull do të ishte kosi pa yndyrë, frutat e pyllit dhe biskotat e thata.

Flini aq sa duhet

Gjumi është baza e energjisë fizike dhe mendore të njeriut. Nëse flini pak, atëherë do të pësoni humbje të energjisë dhe do të keni një ndjesi lodhjeje nga mëngjesi në darkë. Nga ana tjetër, duhet të bëni kujdes të mos e teproni me gjumin sepse ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe të menduarit. Mundohuni që të pushoni 7-8 orë në natë, pa e kaluar nëntë orarshin.


Kryeni aktivitet fizik(edhe nëse jeni të lodhur)

A e keni vënë re se njerëzit që merren më sport janë gjithmonë energjikë? Kjo për shkak se aktiviteti fizik përmirëson forcën dhe rezistencën e trupit. Lum si ata! Që të bëheni edhe ju ashtu nuk do ndonjë mundim të madh, përvishni mëngët, çohuni dhe filloni të merreni me sport edhe ju! Efektet e dobishme nuk do të jenë të menjëhershme por në mënyrë graduale. Ju duhet që të tregoni qëndrueshmëri dhe të mos përdorni arsye apo shfajësime si lodhja për të shmangur seancat e stërvitjes.

Pini sa më shumë lëngje


Një nga shkaqet e mungesës së energjisë në organizëm është edhe hidratimi i pamjaftueshëm. Rezervat e pamjaftueshme të ujit në organizëm dobësojnë trupin dhe kthjelltësinë e mendjes. Mundohuni të pini lëngje në mënyrë të bollshme gjatë gjithë ditës, sidomos tani në stinën e verës që temperaturat janë të larta. Një ide është që të mbani gjithmonë ujë me vete në mënyrë që të pini në vazhdimësi të aktiviteteve tuaja.

Mbani parasysh të ruani energjinë tuaj përmes dietës ushqimore

Të ushqyerit në mënyrë jokorrekte është burim lodhjeje. Shmangni ushqimet e skuqura, pijet me gas, alkoolin dhe ushqimet fast food. Për të qenë në avantazh, mbani një dietë të ekuilibruar me fruta e perime, mish pa yndyrë, peshk, drithëra integrale të cilat ju sigurojnë sasinë e nevojshme ditore të proteinave, fibrave, karbohidrateve dhe yndyrnave të pangopura.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264