INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshilla si ta bindni partnerin të merret me aktivitet fizik dhe të kujdeset për veten

5 këshilla si ta bindni partnerin të merret me aktivitet fizik dhe të kujdeset për veten

Publikuar më: 23:58 18-01-2018

Na ndodh shpesh që mos të jemi të kënaqura nga partneri ynë pasi ai ka filluar që nuk kujdeset më për veten si më parë dhe kjo gjë dalëngadalë mund të bëhet shqetësuese.

Prandaj nëse partneri yt ka shtuar në peshë dhe nuk kujdeset më për fizikun dhe shëndetin e vet, në këtë artikull po sjellim 5 këshilla se si mund ta bindësh atë të shkojë sërish në drejtimin e duhur…

Këshilla 1: Këshilloje atë në vend që ta kritikosh në mënyrë të drejtëpërdrejtë
Kritikat e ashpra meshkujt nuk i pëlqejnë dhe ju krijohet ideja se partnerja po i kontrollon, prandaj bën mirë ta këshillosh atë për benefitet që sjell një jetë më e shëndetshme dhe sportive duke u munduar ta bindësh.

Këshilla 2: Bëhu shembull për të
Nëse do që ai vërtetë të të dëgjojë dhe besojë, do bëje mië të jepje një shembull pozitiv për të. Prandaj para se të këshillosh partnerin tënd të merret me sport dhe të ushqehet shëndetshëm, fillo ta praktikosh këtë gjë sigurisht edhe vet.

Këshilla 3: Motivoje “vizualisht”
Nëse 2 metodat e para ende nuk kanë dhënë rezultat, atëherë mundohu ti vësh atij në pah në mënyrë vizuale se ai ka shtuar shumë në peshë dhe se më parë ai dukej shumë më mirë. Var ndonjë foto të kohëve të vjetra para syve të tij në mënyrë që ai ta shohë tërë kohës dhe të kuptojë diferencën. Ndërkohë 2 metodat e para në këtë pikë do të kenë më tepër impakt dhe do të dalin më tepër në pah.

Këshilla 4: Merre atë “me të mirë” dhe motivoje
Nëse tashmë ka filluar të ketë disi ndryshim në qëndrimin e tij lidhur me këtë temë, e cila më parë ishte tabu, atëhere mundohu tia shpërblesh dhe “ta marrësh me të mirë” duke i vënë në paj anët e tij pozitive dhe arritjet si dhe duke e motivuar për të ndjekur jetesën e shëndetshme dhe kujdesin më të madh ndaj vetes.

Këshilla 5: Dhuroji atij një Gadget interesante
Meshkujt në përgjithësi e kanë pasion teknologjinë, prandaj do të ishte me vend ti dhuroje një gadget, si për shembull një orë inteligjente, e cila lidhet dhe sinkronizohet edhe me smartphone të tij dhe do ta ndihmonte atë të masë hapat dhe aktivitetn e tij fizik.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333