INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshillat për shëndet mendor të fortë

5 këshillat për shëndet mendor të fortë

Publikuar më: 08:39 01-06-2016

Të jesh i fortë fizikisht është një gjë shumë e lehtë, krahas asaj se si t’i mundni demonët në kokë.

Për fuqi fizike, ju mund të ushtroni, hani ushqim të shëndetshëm dhe brenda dy muajve do t’i shihni rezultatet e mahnitshme. Sidoqoftë, të jesh i/e fortë mendërisht, nuk është kaq e lehtë.

Nuk ka ndonjë rregull apo ndonjë trajner personal që ju premton rezultate pozitive.

Mirëpo, më poshtë i keni pesë mënyra të cilat do t’jua forcojnë mendjen.

Bëhuni person pozitiv

Kjo është ndër mënyrat më të mira për të zhvilluar fuqi të brendshme. Edhe nëse e humbni një betejë, asnjëherë mos u dorëzoni! Dorëheqja nga një humbje, asnjëherë nuk e bën dikë më të fortë. Prandaj, fokusohuni t’i gjeni arsyet e dështimit dhe përpiquni t’i ndreqni ato në të ardhmen.

Asnjëherë mos u ndjeni keq për veten

Ju mund të keni bërë një gabim, mirëpo të gjithë njerëzit gabojnë. Prandaj, mësohuni ta falni veten. Shumë psikologë thonë se asnjëherë nuk duhet të ndjeheni keq për gabimet e juaja. Jo, në vend të kësaj, pranojeni gabimin dhe përpiquni që herën tjetër të performoni më mirë.

Nuk mund t’i kënaqni të gjithë

Nëse gjeni ndonjë të metë me diçka, bëhuni të sinqertë dhe shprehuni. Nuk mund ta kënaqni çdo person. Njerëzit me mendje të fortë dhe shëndetshme nuk frikësohen t’i thonë të vërtetat.

Mos i përsëritni gabimet

Të bëni gabime është një gjë normale, siç thamë edhe më lart. Por, kjo nuk do të thotë se duhet t’i përsëritni gabimet. Një gabim është në rregull, por disa gabime të njëjta janë të pafalshme.

Siç kishte thënë edhe Ajnshtajn, “definicioni i çmendurisë është të bësh diçka të njëjtë tërë kohën dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842