INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshillat që do na ndihmojnë për të krijuar lidhjen e rradhës

5 këshillat që do na ndihmojnë për të krijuar lidhjen e rradhës

Publikuar më: 18:41 04-01-2016
 
Të krijosh lidhje me dikë ashtu si do dëshironim, nuk është e lehtë.
Sipas ekspertit Christie Hartman, pas disa eksperiencave, thuhet se në fund mund të qëllojë personi i duhur për gjithësecilin. Ai na ka dhënë disa udhëzime që do na ndihmojnë për të gjetur dikë, edhe pse nga dështimet e dikurshme jemi bërë pesimistë.
 
1. Të fillojmë të kërkojmë në rrjetet sociale
Të gjesh dikë nëpërmjet internetit, kohët e fundit duket si  mënyra më e shpejtë për të njohur dikë. Sipas Hartman, mund të kontrollojmë miqtë e miqve tanë, pasi mund të gjejmë dikë të ngjashëm me ne.
 
2. Të largojmë fantazinë 
Sipas ekspertes, Suzanne Lachmann duhet të harrojmë ato cilësi që kemi të ngulitur në kokë për dikë. Ne kemi dikë idhull, që e pëlqejmë shumë  dhe inspirohemi  për të pëlqyer partnerin tonë  të ardhshëm. Prtishmëritë tona, mund të jenë të mëdha, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë, pasi mund të humbasim edhe personin që ndoshta do ishte një rast i mirë.
 
3. Të përzgjedhim vendet sipas shijes sonë
Shpeshherë, na ndodh që duhet të shkojmë diku, jo nga dëshira jonë.  Për të gjetur dikë të përshtatshëm me tipin tonë, duhet të shkojmë dhe të bëjmë ato aktivitete që vërtet ndihemi vetja jonë. Të provojmë  ta kalojmë kohën e lirë në  klube, koncerte etj derisa të kuptojmë ku ndihemi më mirë. Me shumë siguri aty do gjendet dikush që ndan të njëjtat shije. 
 
4. Të themi Po
Nëse shoqëria, na fton për të dalë dhe në nuk jemi në humorin e duhur për të dalë, mos refuzoni, pasi nuk i dihet se si mund të shkojë mbrëmja, apo ndonjë aktivitet. Në vendin që nuk na e  pret mendja, mund të gjejmë partnerin e ardhshëm. Kot nuk thonë, që kur i bën gjërat pa plan të del më mirë.
 
5. Të bëhemi më tolerantë
Nëse nuk kemi marrë asnjë reagim  deri më tani, bëjmë mirë të mos tregohemi shumë të rreptë me preferencat tona, pasi mund të mbetemi pa gjë. Prandaj ekspertët na këshillojmë të jemi më tolerant dhe të japim më shumë mundësi.
Article Logic
Execution time: 0.0042169094085693