Prej kohësh u paralajmërua bashkëpunimi i Daffy-t dhe reperit të OTR dhe tashmë të gjithë mund ta shijoni. Dyshja kanë publikuar këngë dhe videoklipin e shumëpritur. Kënga mban titullin “ A don Love” dhe në këtë klip Daffyn edhe Noizyn i shohim mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që luajnë rolin e të dashuruarve. Një ndër detajet që me siguri ju ka shpëtuar pasi mezi keni prritur të shihni dyshen është se klipi është xhiruar nga një iPhone 8+.
Por ajo çka iu bëri përshtypje njerëzve ishte se pas publikimit të këngës në YouTube ajo kishte vetëm 5 klikime dhe 2.4k pëlqime. E habitshme do thoni ju, por JO!
Si qëndron e vërteta? Platforma YouTube nuk i tregon shifrat direkt pas publikimit, por do afër një orë ose disa minuta që të jetë në rregull nga trafiku i madh që mund të këtë kënga, kështu që aludimet e fansave nuk mund të jenë të vërteta. Nuk është kënga e parë që ka ndodhur kjo gjë./intv.al/