INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 komplimentet që dëshiron ti dëgjojë çdo mashkull nga partnerja e vet

5 komplimentet që dëshiron ti dëgjojë çdo mashkull nga partnerja e vet

Publikuar më: 20:12 12-07-2017

Ju mbase nuk e dinit por edhe meshkujt duan të dëgjojnë komplimente njësoj si femrat.

Madje ndonjëherë komplimentat e duhur janë gati të zbusin dhe të prekin edhe meshkujt më të ashpër në pamje të parë… Prandaj, nuk gabon asnjeherë dike i dhënë një kompliment mashkullit që do.

Ja komplimentat të cilat prekin menjëherë zemrën e meshkujve:

1.“Wow, shumë interesante, nuk do më shkonte kurrë në mendje”

Ky është një kompliment që mund t’ia bësh atij kur të ka ndihmuar apo këshilluar në një situatë të vështirë. Ky kompliment i shton atij besimin në vetvete dhe do të thotë se ti e velerëson intelektin dhe botën e tij.

2.“Nuk e di nëse mund t’ia kisha dalë dot mbanë pa ty”

Nëse ai të ka ndihmuar me një punë të caktuar ku kërkohet forca mashkullore, si për shembull me remontin në shtëpi, një falenderim dhe kompliment ku vihen në pah forca e tij fizike mashkullore, do të prekte gjithnjë zemrën e tij, pasi çdo mashkull dëshiron të ndihet i dobishëm për njerëzit që do.

3.“Ti je një Schumacher i vërtetë”

Dihet se meshkujt i kanë shumë pasion makinat dhe se ata mburren gjithnjë mes tyre si shoferë më të mirë në krahasim me femrat. Prandaj me një kompliment të tillë gjithmonë ai do të mbetet i kënaqur pasi janë vënë në pah aftësitë e tij.

4.“Ti di të puthësh shumë mirë” ose “Ti je shume i zoti

Edhe ky është një kompliment, nga i cili çdo mashkull do të lumturohej, pasi preket egoja e tij mashkullore dhe ai ndihet superior dhe i vlerësuar.

5.“Sa humor të këndshëm që ke”

Për meshkujt është e rëndësishme që të cilësohen nga të tjerët si njerëz me humor dhe që dinë të argëtojnë. Prandaj një kompliment i tillë nga ana jote do të ishte me vend dhe do të lumturonte edhe mashkullin me karakter më të “vrazhdë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203