Ajo është 1 ndër modelet më të bukura që mund të kemi parë kohët e fundit. Fytyra e rrumbullakët dhe e ëmbël, sytë e bukur që janë plot jetë dhe buzëqeshja karakteristike kanë qenë pikërisht këtë tipare që kanë bërë për vete fotografët më të mirë të revistave dhe stilistëve më të famshëm të botës së modës. Qysh e vogël ajo është bërë pjesë e modelingut për të lënë gjurmë. Gigi Hadid ka pushtuar revistat e modës por e sfilatat më të rëndësishme. Ajo është bërë fytyra kryesore i brendeve të famshme dhe imazhi i saj luhet kudo nëpër fushata të ndryshme.
Përveçse është një nga modelet më të kërkuara, Gigi është kthyer edhe në një burim frymëzimi për shumë vajza që duan të kenë një stil të veçantë. Në daljet e saj publike, Gigi nuk ka zhgënjyer asnjëherë, sepse ajo di gjithmonë çfarë të zgjedh. Modelja ka një stil unik dhe sigurisht çdo gjë që vesh duket sikur është krijuar posaçërisht për të.
Ajo përqafon tendencat më të fundit të modës ku vlen të përmendim që në stilin e saj vihen re dukshëm grimcat e stilit të viteve 90’. Mund të thuhet pa frikë se ajo është një ikonë mode dhe prandaj nëse nuk keni shumë ide kreative për veshjet mund të “vidhni” diçka nga Gigi ose dhe të mësoni diçka në lidhje me modën apo stilin.
1.Gigi hadid na ka treguar se ngjyra nude iu shkon edhe bjondeve.
2. Çizme, sneakers apo këmbale: këto janë këpucët qe Gigi Hadid pëlqen te vesh me shume ne veshjet e saj street style.
3. Syze matrix: Aksesorë të ndryshëm apo veshje te cilat Gigi mban flet për një rikthim te viteve 90' duke përfshirë edhe syzet e diellit.
4. Streçet e çiklistëve: Nëse deri dje ishin konsideruar si një veshje anti fashion, modelja Gigi Hadid ka qene një nder te parat qe ka veshur këtë veshje.
5.Xhinset ‘vintage’ është një must gjthmonë dhe janë të preferuarat e Gigi Hadid.