INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 liqenet më të bukura për t’i vizituar këtë verë [FOTO]

5 liqenet më të bukura për t’i vizituar këtë verë [FOTO]

Publikuar më: 13:54 13-06-2018

Gjatë pushimeve verore të gjithë rendin drejt plazhit. Megjithatë jo vetëm detet kanë pamje përrallore. Ka një mori destionaconesh liqeni që janë po aq të mrekullueshme dhe të këndshme.

Po kërkoni që këto pushime verore t’i kaloni jashtë Shqipërisë?  Këto 5 destinacione nuk do t’ju zhgenjëjnë.

Nëse planifikoni një pushim veror në liqen, mundësitë janë të pafundme. Ju mund të merrni me qira një shtëpi, një kabinë komode, një kamp ose të shkoni në një hotel. Kjo varet nga zgjedhja juaj.

Këto janë liqenet e preferuara për stinën e verës.

Liqeni i Michiganit

Liqeni Michigan ndodhet në Indiana dhe Illinois ndaj është e përkryer për ata që jetojnë në Midëest, por edhe për tursitët e huaj.

Është i njohur si "Bregu i Tretë" i SHBA-ve, për shkak se ka mbi 1600 milje plazhe. Ky liqen ofron më shumë se aktivitetet tipike të ujit dhe sportet e plazhit mund të merrni me qira një anije peshkimi, të drejtoheni në tregun e fermerëve, të blini nëpër dyqane antike, të ecni buzë ujit etj.

michigan.jpg

Liqeni Powell

Shtrihet në mes të Arizonës dhe Utah dhe është një nga liqenet më të mrekullueshëm që do t’iu shohin sytë.

Është Kanioni i Madh nën ujë, i rrethuar nga shkëmbinj dhe kanione të kuqe. Liqeni shtrihet pothuajse në 200 milje, kështu që do të jeni të sigurtë se do të keni shumë intimitet dhe do të keni kohë të shijoni bukurinë e liqenit. Shumica e njerëzve marrin me qira shtëpi, por do të argëtoheni po aq shumë nëse do të qëndroni në kampe të vendosur të shkëmbinjtë e qetë.

powell.jpg

Liqeni Placid

I vendosur në Nju Jork dhe i njohur për të pritur Lojërat Olimpike të vitit 1980, Liqeni Placid është i rrethuar nga Parku Adirondack, një fshat alpin gjashtë milionë hektarë që ofron aktivitete familjare me bollëk. Ju mund të luani golf, të vozisni, të ngjisni një shkëmb ose thjeshtë të relaksoheni në breg me një pije në dorë dhe librin tuaj të preferuar. Sa i përket qëndrimit, Liqeni Placid ofron gjithçka nga vendpushimet luksoze dhe dhomat private me qira, në shtëpi dhe kabina në fshat.

placid.jpg

Liqeni Chelan

Liqeni Chelan është i njohur edhe si shesh lojërash në Uashington. Është liqeni i tretë më i thellë në Shtetet e Bashkuara dhe ka një vibe plazhi dhe malesh. Aktivitetet përfshijnë turneun e verërave të klasit botëror, ngrënie në restorante gustator, ski dhe turneme biçikleta.

chelan.jpg

Liqeni Lainer

Nëse kërkoni një pushim të paharrueshëm këtë verë, vizitoni liqenin Lainer. Mund të qëndroni në kamp, në një hotel luksoz ose shtëpi. Mund të shtroni sporte si golf, sportet e ujit, hipizëm etj... Ky liqen me të vërtetë i ka të gjitha.

lainer.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535