INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Llojet e meshkujve që do takoni në jetë. Cilin preferoni më shumë?

5 Llojet e meshkujve që do takoni në jetë. Cilin preferoni më shumë?

Publikuar më: 11:52 17-02-2017
Gjatë jetës ndodh që të gjithë femrat të takojnë meshkuj të ndryshëm.
Situatat kur i njihni,  i bëjnë të veçantë sipas karakteristikave të tyre. Sipas intv.al shikoni meshkujt e ndryshëm që do takoni në jetën tuaj.
 
1. Vëllai i mikut tuaj
Mund të ndodhë që miku juaj i ngushtë të ketë një vëlla simpatik. Në këtë rast,sipas intv.al  ju mundoheni të silleni sa më mirë, sepse jeni në një situatë ku në mes të kësaj bisede është miku juaj. Në këtë rast, vëllai i tij ose saj, e ka pak të vështirë t’ju ftoj për takim, por nëse vërtet e dëshiron këtë gjë, nuk e ka problem t’jua bëjë ftesën.
 
2. Karakteri imagjinar
Këtë karakter, ju keni shumë kohë që e keni krijuar në mendjen tuaj. Sapo njihni këtë person që ka disa karakteristika që përputhen me pritshmëritë tuaja, ju mahniteni. Direkt krijoni idenë se është mashkulli perfekt për ju. Në shumicën e rasteve do zhgënjeheni, prandaj tregoni kujdes.
 
3. Mashkulli punëtor
Ju e hasni atë kudo, në lokal, bibliotekë etj. Ky është shembulli  i mashkullit që nuk e shmangni dot, pasi ndodhet në shumicën e vendeve që ju frekuentoni. Ndodh që të keni një eksperiencë me një tip të tillë.
 
4. I kundërti juaj
Ky me të vërtet  është i kundërti juaj, në çdo drejtim. Nuk keni asgjë të përbashkët, por sërish tërhiqeni me njëri-tjetrin. Edhe vet mezi e besoni, që ky tip ju pëlqen, por ja që ky është realiteti.
 
5. Me autoritet
Ky tip është më i madh në moshë  dhe gjatë gjithë kohës tregohet shumë xhentil ndaj jush. Ai nuk ka problem me paratë, pra e ka të siguruar jetesën. Fuqia që ai ka, e bën atë më tërheqës. Në shumicën e rasteve, ju bën shumë për vete.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0024039745330811