INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5

5 "medikamente" natyrale për të larguar ujin nga indet e organizmit

Publikuar më: 11:23 07-04-2016

Mbajtje hidrike në organizëm do të thotë tendenca për të mbajtur shumë lëngje në organizëm, në veçanti, në ato zona ky yndyrnat akumulohen lehtësisht (ije, gluteal, abdomen). Si ta luftojmë pra këtë shqetësim që prek 30% të grave? Në mungesë të patologjive të rënda, shpesh shkaku kryesor i kësaj gjendjeje fizike, është stili ynë i jetesës (mungesa e lëvizjes dhe gjimnastikës, konsumi i zgjeruar i alkoolit, kafesë, etj).

Ja 5 këshilla si ta ndihmojmë trupin për të eleminuar likuidet e tepërta:

1. Nëse duam t’u drejtohemi medikamenteve natyrale, në natyrë ekzistojnë shumë bimë që mund të na ndihmojnë të luftojmë mbajtjen hidrike si:

Hithra

Radhiqja

Boronica

Gështenja e Kalit

Aksioni i tyre përmirëson elasticitetin e venave dhe tonin e tyre.

2. Aktivitet fizik.

Në çdo rast, arma më e mirë kundër këtij shqetësimi mbetet aktiviteti fizik, i cili është në gjendje të riaktivizojë mikroqarkullimin: vrap, jogging, aerobi, tenis, volejboll, etj.

3. Një stil korrekt jetese.

Jetoni mirë, ushqehuni mirë dhe bëni aktivitet fizik. Ky është një stil korrekt jetese i shëndetshëm që përkthehet në shkarkimin e mbajtjes hidrike sepse trupi yne është si një makinë dhe duhet mirëmbajtur për të funksionuar mirë.

4. Dietë e shëndetshme.

Një regjim ushqimor i ekuilibruar i pasurm e vitaminë C, i përbërë kryesisht nga fruta dhe perime të freskëta (ananas, kivi, luleshtrydhe, spinaq, sallatë jeshile).

5. Shumë ujë.

Për të luftuar mbajtjen hidrike është e nevojshme të pini shumë ujë, sepse është edhe kura më e thjeshtë për të luftuar mbajtjen hidrike.

Article Logic
Execution time: 0.0026810169219971