Lamë pas fundjavën të mbushur me energji, ndërkohë që sot na zgjoi alarmi për të na kujtuar të hënën blu dhe fillimin e javës. Por përpos kësaj, çdokujt mund t’i ndodhë që rrethohet nga probleme të ndryshme dhe stresi që dominon nga mëngjesi në darkë. Megjithatë ju meritoni pak doza optimizmi dhe për ju kemi sjellë 5 mendime që duhet t’ia rikutjoni vetes këtë fillim jave për t’iu ngritur disi humorin dhe të rrisni motivimin. Mos harroni që një ditë e bukur fillon thjesht duke pasur mendime të bukura. Një ndryshim në perspektivën tonë është gjithçka që na nevojitet në jetë. Ato janë zbuluar sot në emisionin “Fun Day” me Fatma Methasanin.
1.Ji mirënjohës
Është e kuptueshme që mund të na zërë melankolia e së hënës, por ndaloje atë. Është fakt tashmë që njerëzit nuk kënaqen me asgjë, por shih përreth. Shikoni shtëpinë tuaj, jetën tuaj, miqtë dhe familjen. Pra bëni një listë të gjërave që ju keni në jetë dhe jini mirënjohës, pasi ka gjithmonë diçka në jetë për të qenë mirënjohës.
2.Gjeni një arsye
Pse shkoni në punë, në shkollë apo diku tjetër? Të gjithë kemi arsye për të shkuar në punë çdo ditë, qoftë kjo për të ndërtuar një karrierë të sukssesshme ose dhe thjesht për të fituar para, për të pasur një fundjavë të mrekullueshme dhe për të plotësuar nevojat tuaja. Qëndroni gjithmonë optimistë.
3.Nëse ju do të doni jetën, jeta juaj do t’ju dojë gjithashtu
Gjithmonë mbajeni parasysh thënien e famshme të Arthur Rubinstein. Trego dashuri dhe ajo sigurisht që do të kthehet mbrapsht.
4.Mos ëndërro për të ardhmen, por përqëndrohu tek e tashmja
Kjo shprehje e Buddha nuk mund të zërë vend më shumë se kurrë, përveçse në fillim jave për të na motivuar. Në vend që të bëhemi negativë duke menduar me keqardhje se sa e bukur ishte fundjava apo të planfikojmë fundjavën tjetër, ndaloni së bëri këtë. Merrni vetëm energjitë e bukura që ju dhuroi fundjava për të nisur një javë të mbarë. Fokusohuni tek ajo çfarë jeni duke bërë tani dhe mos krahasoni ditët e bukura që lamë pas dhe ditët e tjera që na presim.
5.Mënyra se si do të filloni ditën tregon dhe se si do ta përfundoni atë
Pse duhet të keni një fytyrë të ngrysur dhe të trishtuar që të hënën në mëngjes, kur mund të bëheni personi më energjik dhe pozitiv duke e ditur se po punoni për qëllimin tuaj për të ecur përpara në jetë?! Pse jo të frymëzoni dhe të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë? Provojeni këtë gjë dhe keni për të parë që do të ndryshojë jo vetëm gjendjen, ditët tënde, por edhe të njerëzve që ju rrethojnë.