INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra për ta nisur javën mbarë

5 Mënyra për ta nisur javën mbarë

Publikuar më: 11:19 06-06-2016
Për të nisur një javë  të mbarë, duhet të mendoni pozitivisht.
Nëse dita e parë e javës  nis me ritëm të mirë, ka shumë mundësi që e gjitha të shkojë  pa probleme. Ja disa këshilla, se çfarë duhet të bëni për  të pasur një javë të lumtur.
 
1. Bëni aktivitet sportiv
Edhe nëse s’keni mundësi për të  dalë për vrap, apo të shkoni në palestër, sërish ka një zgjidhje. Ju mund të shkarkoni programe në celularin tuaj që ka udhëzime në lidhje me  ushtrime të ndryshme. Kjo do ju ndihmojë të nisni ditën plot energji.
 
2. Bëni një mirësi
Edhe  nëse bëni një akt mirësie ndaj një të huaji, kjo do ndihmojë të ndiheni mirë me veten tuaj. Sa më shumë të jpni suport, aq më të lumtur do e kini ditën tuaj.
 
3. Vlerësojeni  jetën
Për një moment, mendoni sa me fat është që jetoni dhe jeni të shëndetshëm. Duhet t’ja vini në pah ndonjëherë vetes suaj, faktin sa e bukur është jeta, prandaj duhet ta merrni atë sa më lehtë.
 
4. Mos harroni të buzëqeshni
Mos e hiqni buzëqeshjen, pasi ajo do ju ndihmojë të jeni më pozitiv. Problemet e ndryshme, për ju do jenë të përballueshme dhe nuk do e stresoni veten tuaj.
 
5. Falenderoni
Mos harroni  të falenderoni, sepse kjo do i bëjë edhe njerëzit që ju rrethojnë t’ju respektojnë edhe më shumë. Në këtë mënyrë, do krijohet një atmosferë e këndshme.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145