Të jesh e detyruar të jesh në zyrë sidomos gjatë verës, kthehet në torturë.
Merr frymë
Karrigia nuk duhet të të thithë qetësinë. Hap faqen calm.com për një sesion të shkurtër meditimi ku do gjesh një minutë, ose 10 për veten. Vendos kronometrin dy minuta ose 20 dhe zgjidh një pamje natyre, pastaj nis një tur, ose thjesht dëgjo tingujt e natyrës, për t’i dhënë vetes një freskim mendor.
Bëj një kafe
Asgjë nuk të shkëput nga dita sa një filxhan kafeje e mirë. Nëse zyrat tuaja kanë aparat kafeje, jepi rëndësi çdo sekonde të kaluar në këtë procedurë, por edhe nëse jo, gjatë kohës që e shijon kafen e ftohtë, imagjino sikur je në bar.
Socializohu gjatë drekës
Kur të hash drekë, mos u fokuso vetëm te pjata jote, kërko për njerëz dhe biseda të këndshme.
Nis një aktivitet mikrovullnetar
Një ditë në javë, pushimin e drekës mund ta shfrytëzosh për të bërë diçka që ndihmon të tjerët, që ti ke dëshirë ta bësh. Mund të kontribuosh edhe online te site-i skillsforchange.com.
Nuhat trëndafilat
Shkencëtarët thonë që duke nuhatur lulet bëhesh më miqësor, kështu që bëju një nder kolegëve të zyrës dhe mbaj ca lule mbi tavolinën e punës. Duke qenë miqësorë, do kaloni më bukur!