INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra për të kuptuar nëse ai/ajo është personi i jetës suaj

5 Mënyra për të kuptuar nëse ai/ajo është personi i jetës suaj

Publikuar më: 11:40 08-11-2016
Në këtë artikull do flasim, për personin i cili do jetë përgjithmonë në jetën tuaj.
Disa besojnë në shpirtin binjak, e disa jo. Intv.al  ju sjell disa shenja si ta kuptoni nëse personin që jeni lidhur do e keni të pranishëm gjithmonë në jetën tuaj, pra është i duhur.
 
1. Ndiheni mirë nëse jeni së bashku në shtëpi
Ju keni kaluar një ditë të lodhshme, por ideja që ky person po ju pret në shtëpi do ju gëzojë. Ndiheni të lumtur që pikërisht ky person ndodhet në një vend me ju. Energjia pozitive që ju përcjell, ju bën që shtëpia të jetë vendi më i dashur për ju.
 
2. Nuk keni frikë të jeni vetvetja
Kur jeni të lidhur me dikë, nëse ndiheni vetvetja kjo tregon se ai  është i duhuri për ju. Ju nuk keni frikë të nxirrni edhe pjesën tuaj jo perfekte, prandaj kjo gjë, sipas intv.al e bën lidhjen tuaj të vërtet. Mos dyshoni, ky është personi i jetës suaj.
 
3. Keni kuptuar se jeni  personi më i rëndësishëm për ta
Nëse vërtet e keni kuptuar këtë gjë, kjo tregon se partneri juaj nuk e çon ndërmend të mendojë për dikë tjetër. Intv.al sqaron se ky person flet për të ardhmen me ju, prandaj jini të sigurt për këtë gjë.
 
4. Nuk ju bën të ndiheni të pasigurt
Besimi që partneri ka ndaj jush ju jep edhe më shumë forcë për të ecur përpara. Një nga gjërat më të mira që ju vë në pah është  siguria që ju keni ndaj vetes suaj. Sipas ekspertëve, kjo është shenjë e një lidhjeje të fortë dhe afatgjatë.
 
5. Është personi  i parë që i kërkoni  këshillë
Kur jeni të mërzitur, apo në dilemë për diçka, direkt mendoni të merrni një këshillë  nga partneri juaj. Intv.al thotë se ky person është i rëndësishëm për ju dhe si pasojë ka shumë mundësi të konsiderohet personi  i jetës suaj.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816