INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mënyra se si t’ia bëni qefin vetes këtë verë

5 mënyra se si t’ia bëni qefin vetes këtë verë

Publikuar më: 14:55 19-07-2018

Shumica e njerëzve fjalën ‘date’ që në shqip mund ta përshtasim takim, e lidhin menjëherë me takimin romantik mes dy personave që pëlqehen duan që të njihen me njëri-tjetrin. Por ja që kemi menduar gabim gjatë gjithë kohës pasi një ‘date’ mund të bësh edhe me veten dhe keni për të kaluar shumë mirë. Vera është periudha perfekte që të kalosh kohë me veten pasi ke shumë aktivitete për të bërë. Kalimi i kohës vetëm është një mënyrë e mrekullueshme për të ndërtuar besim në vetvete. Sot në emisionin “Fun Day” me modertaoren Fatma Methasanin janë treguar pikërisht 5 mënyra se si t’ia bëni qefin këtë verë dhe të kaloni mirë.

1.Rrëmbe një libër nga rafti jot dhe shko lexoje nga liqeni, buzë detit ose kudo që të jeni në natyrë.


2. Shko shih një film në kinema vetëm, në këtë mënyrë ju nuk keni pse të ndani popcorn me dikë tjetër dhe do ta shijoni më shumë filmin.


3. Nëse jeni një tip më aventurier, provo një arratisje të ëmbël në fundjavë diku dhe merr në konsideratë që të qëndroni në hostel që të keni mundësi të bëni miq të rinj.


4.Fillo një kurs arti psh për piano, muzikë, kërcim apo çfarëdolloj gjëje qoftë pasi është një mënyrë shumë argëtuese për të kaluar kohë me veten.


5.Nëse doni gjëra të reja dhe adrenalinë atëherë provoni një ecje në mal që ndryshe mund ta quajmë ‘hiking’ pasi është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur veten dhe për të shijuar bukuritë e natyrës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607