INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mënyra si ta qetësosh një mendje të ngarkuar

5 mënyra si ta qetësosh një mendje të ngarkuar

Publikuar më: 12:42 27-05-2016
  1. Pozicionohuni në një nivel më të lartë mendor

Kjo është një mënyrë për të qetësuar mendjen e lodhur. Kur ju ndjeni se po ecni shumë vrullshëm me mendime, në drejtime të ndryshme, në vend që të luani Whac-A-Mole me e-mailin tuaj, zhyteni veten në një nga projektet tuaja më sfiduese. Diçka e tillë do kërkojë vëmëndjen tuaj të plotë. Provoni ta bëni këtë kur jeni të stresuar sepse  keni nëpër duar  shumë gjëra ende të papërfunduara. 

2. Mos shpenzoni më shumë se 6 orë vetëm

Nëse mendonit se duke punuar nga shtëpia, mund të reduktojë stresin dhe të rrisë produktivitetin, nuk ka arsye ta besoni këtë sepse kjo “recetë”vetëm sa shton ankthin. Mundohuni të  rregulloni dozat ditore të momenteve sociale. Nëse keni për të pirë një kafe me një mik apo keni lënë takim për flokët, bëjeni këtë duke komunikuar përballë dhe jo nëpërmjet telefonit.  

3.Mbani balancën duke qëndruar në njërën këmbë

Një mënyrë e fuqishme për të qetësuar trurin është edhe të treguarit kujdes gjuhës së trupit.  Ndihmon për të balancuar vëmëndjen. Provoni të qëndroni në njërën këmbë me sytë mbyllur (më mirë akoma do ishte të gjendeshit në një varkë që lëkundej). Kjo mund të jetë mjaft sfiduese për ju,  por është një mënyrë për t’iu zbrazur mendimet. Provoni ta bëni këtë kur mendja juaj është gati duke shpërthyer.

4. Të mobilizohesh për të ndaluar shenjat

Duke çiftuar veprimet me një teknikë frymëmarrjeje, mund të rrisë lidhjet sinaptike duke ndihmuar kështu që të reduktoni  stresin dhe të jeni më efektivë. Merrni disa forma të ndryshme  dhe vendosini nëpër vende të zgjedhura ku ju mund t’iu vini atyre përqark rregullisht. Mund  t’i vendosni në anën e pasme të telefonit tuaj , në frigorifer, pasqyrë , banjo, timon . Çdoherë që shihni njërën prej tyre merrni frymë thellë. Kjo është mjaft efektive për ata që vuajnë nga ankthi dhe stresi, madje edhe për ata me çrregullime të stresit post-traumatik.  Provojeni këtë atëherë kur mendimet tuaja po garojnë aq shpejt saqë ju nuk mund t’i mbani ato.

5.Bëni një pushim të shkurtër

Nëse truri juaj është i shpërndarë, ju mund ta ngadalësoni atë brenda disa sekondave nëse gjatë këtyre sekondave numëroni. Vendosni një matës kohe për një minutë dhe merrni frymë me diafragmë ( e njohur edhe si  frymëmarje barku). Bëjeni këtë dy herë për aq kohë sa thithni ajër dhe kjo mund të stimulojë shërimin tuaj mendor. Provoni ta bëni kur jeni në mes të një mbledhjeje apo kur prisni të jeni në krye të një projekti të rëndësishëm dhe do të keni një mendje të përqëndruar. 

Article Logic
Execution time: 0.0023350715637207