INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si të jeni produktivë në punë

5 Mënyra si të jeni produktivë në punë

Publikuar më: 11:58 17-06-2016
Të gjithë përballen me detyrime të ndryshme që kur nisin ditën.
Në momente të caktuara, herë jeni produktivë në punë dhe herë nuk jeni fare në gjendjen tuaj më të mirë. Ja çfarë duhet të bëni për të qenë më produktivë në punë.
 
1. Merrini vendimet pa vështirësi
Studime të ndryshme tregojnë se nëse i merrni vendimet pa vështirësi, kjo do ndihmojë të jeni më produktivë në punë. Ju nuk do e vrisni mendjen më shumë se duhet!
 
2. Konsumoni ushqimin e duhur
Mundohuni të rregulloni orarin tuaj  ditor për ushqimin. Ushqimi I shëndetshëm është njëri nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në produktivitetin tone në punë. Nëse keni çrregullime me ushqimin, nuk do do përqëndroheni në punë aq sa duhet.
 
3. Rregullojeni vendin e punës
Vendi ku ju punoni ka rëndësi për produktivitetin tuaj. Ngjyrat dhe mënyra si është i rregulluar vendi i punës, ndikon sa të përqëndruar do jeni në punën tuaj.
 
4. Ndihuni vetvetja
Kjo është një ndër gjërat më kryesore për të arritur sukses në punë. Stili juaj i veshjes, duhet të përshtatet me ambjentin e punës, por rëndësi ka që edhe ju të ndiheni rehat.
 
5. Organizojeni kohën tuaj
Çdo gjë duhet të ketë kohën e vet, prandaj organizojeni ditën tuaj në punë në mënyrën më të mirë. Jeta juaj personale nuk duhet nënvlerësuar, sepse më pas në punë nuk do jeni të motivuar.
 
Article Logic
Execution time: 0.0018720626831055