INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si  të keni miq të vërtet

5 Mënyra si të keni miq të vërtet

Publikuar më: 11:54 17-06-2016
Shoqëria është një ndër gjërat më të mira.
Nëse është e vërtet, do jetë një mbështetje e mirë për ju në çdo situatë. Ekspertët sugjerojnë se çfarë duhet të bëni për të krijuar një miqësi të vërtet.
 
1. Tregoni besim
Një ndër gjërat që ju mungon për të krijuar një miqësi të mirë, është besimi. Nëse ai krijohet te dikush ndaj jush, atëherë me shumë mundësi ju mund të keni një mik të mirë.
 
2. Dëgjoni më shumë
Kur do dilni me dikë, dëgjoni më shumë sesa të flisni. Secili prej nesh do dëshironte shumë të kishte një mik që do i dëgjonte. Ka shumë mundësi që dëshira për t’u shoqëruar me ju do jetë më e madhe.
 
3. Tregohuni tolerantë
Toleranca në një shoqëri  duhet të jetë gjithmonë e pranishme. Secili prej nesh ka karakterin e vet dhe duhet të mirëkuptoheni me njëri-tjetrin. Nëse nuk do toleroni, do mbeteni vetëm.
 
4. Respektojeni jetën personale të tjetrit
Nëse dëshironi që miqtë tuaj t’ju vlerësojnë, duhet t’i përkrahni ata në jetën e tyre personale. Fakti që respektoni jetën e tyre, tregon se ky person mund të bëhet miku juaj më i mirë.
 
5. Mos jepni më shumë sa merrni
Në një miqësi gjërat duhet të jenë reciproke. Mos sakrifikoni më shumë se ata, se në fund nuk do e vlerësojnë aq sa prisnit ju. Mundohuni të krijoni një ekuilibër të mirë.
 
Article Logic
Execution time: 0.00343918800354