INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si të luftoni vetminë

5 Mënyra si të luftoni vetminë

Publikuar më: 11:24 19-05-2016
Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet.
Nëse kalon një kohë më e gjatë vetëm, atëherë filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla si ta përballoni faktin që jeni vetëm.
 
1. Zgjidhni  miqtë e vërtet
Një tip që duket i shoqërueshëm shpeshherë, mund të ndjejë vetminë. Nuk ka rëndësi sasia e miqve, por cilësia e tyre. Mund të jesh në mesin e shumë njerëzve dhe në fund të ndihesh vetëm.
 
2. Mos u bëni emocionalë
Nga frika e vetmisë, ju filloni të bëni shoqëri edhe të kota. Më mirë prisni, sesa të nxitoni të dilni me njerëz që në fakt nuk janë të përshtatshëm për ju.
 
3. Pakësoni shoqërinë virtuale
Teknologjia  në ditët e sotme, i ka bërë njerëzit të fokusohen në komunikimin virtual. Edhe nëse flisni gjithë ditën me “miq” nga interneti, sërish ju do ndiheni vetëm.Shijoni realitetin!
 
4. Krijoni vetbesim
Ju nuk keni miq, prandaj në mendjen tuaj është ideja që askush nuk ju fton të dalë. Hiqini këto mendime, sepse do krijoni më shumë komplekse  te vetja juaj.
 
5. Mos impononi të tjerët
Duke i imponuar të tjerët që t’ju takojnë, ju në fakt do i humbisni ata. Miqësia fitohet dhe askënd nuk mund ta detyrosh të kalojë kohën më ju.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047