INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si të mos e mbani gjatë inatin

5 Mënyra si të mos e mbani gjatë inatin

Publikuar më: 10:25 13-06-2016
Ju  ndodh të gjithëve që të mbani  inat ndaj dikujt.
Psikologët këshillojnë se kjo gjë vetëm do t’ju bëjë keq dhe nuk do zgjidhë asgjë. Ja disa mënyra si të mos e mbani gjatë inatin:
 
1. Respektoni mendimin e tjetrit
Nëse ju do respektoni mendimin e tjetrit, do jeni më të qetë dhe do pranoni situatën. Kjo do bëjë që të shmangni ato gjërat që ju kanë bërë t’i mbani tjetrit inat.
 
2. Mos u mërzisni me vogëlsira
E rëndësishme është të mos i shikoni gjërat me detaje të vogla. Nëse fiksoheni për diçka, kjo do bëjë që ju ta mbani më shumë gjatë inatin.
 
3. Merrni  kohën që ju duhet
Mos i bëni presion vetes suaj, duke u kushtëzuar me kohën. Fakti që ju keni një inat, nuk do të thotë se duhet patjetër ta hiqni direkt nga mendja juaj. Do vijë moment që ju nuk do e mbani gjatë inatin.
 
4. Mos u tregoni të dobët
Duhet të tregoni karakterin tuaj të vërtet dhe mos e lejoni inatin t’ju pushtojë. Sa më pak të mbani inat, aq më shumë do tregoni forcë në karakterin tuaj.
 
5. Bëhuni më paqësorë
Mundohuni të largoni menidmet negative nga vetja juaj. Kjo do ju ndihmojë të mendoni se nuk ja vlen të mërzisni veten tuaj duke mbajtur inat.
 
Article Logic
Execution time: 0.0049149990081787