INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si të mos nervozoheni

5 Mënyra si të mos nervozoheni

Publikuar më: 11:31 10-06-2016
T’i  marrësh gjërat me qetësi është një ndër gjërat më të mira që mund t’i ndodhë të gjithëve.
Thuhet se kjo  gjë  është zgjuarsi, pasi dini t’i menaxhoni nervat dhe flisni me diplomaci. Ja disa këshilla si të mos i merrni gjërat  me nervozizëm.
 
1. Vizitoni vendin tuaj të preferuar
Ju keni nevojë  të shkoni në një vend që  vërtet e pëlqeni shumë. Kjo do ju ndihmoë të relaksoheni  dhe të qetësoheni.
 
2. Largohuni 
Nëse e shikoni veten tuaj  të nervozuar në ndonjë ambjent, bëni kujdes dhe largohuni sa më parë. Mos e lejoni veten të kaloni limitin tuaj, prandaj para se të ndodhë kjo gjë, ikni. Kjo do ju bëjë të qetësoheni.
 
3. Fokusohuni në anën pozitive
Nëse gjatë një debati  e shikoni se situata do shkojë jo mirë, ju duhet të fokusohuni në  anën pozitive. Edhe pse kjo situatë po ju bën nervoz, mendoni gjithmonë për mirë dhe ajo gjendje mund t’ju ikë.
 
4. Bëni diçka që ju pëlqen
Për të hequr mendjen nga të qenurit nervoz, bëni diçka që ju pëlqen vërtet. Në këtë mënyrë, do kaloni kohën duke u marrë me diçka që ja vlen dhe do harroni problemet.
 
5. Zgjidhni njerëzit e duhur
Njerëzit e gabuar, janë ata të cilët jua bëjnë jetën më të vështirë. Mënjanojini sa më shumë negativët dhe ata që ju kanë inat.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396