INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si të shmangni debatet në çift

5 Mënyra si të shmangni debatet në çift

Publikuar më: 12:03 03-06-2016
Edhe pse mund të  jeni çifi perfekt, zënkat janë shumë normale.
Ekspertët kanë sugjeruar disa mënyra, si të largoni debatet me partnerin dhe të jeni në shumicën e kohës në një klimë të mirë.
 
1. Mos mendoni vetëm për vete
Një nga problemet që kanë shumica e njerëzve është egoizmi. Mundohuni të mos mendoni vetëm për veten tuaj, por merrni edhe mendimin e partnerit tuaj. 
 
2. Ndajeni kohën në mënyrën më të mirë
Nëse nuk  i kushtoni kohën e duhur, lidhjes suaj kjo gjë do sjellë probleme mes jush. Partneri  është një ndër gjërat më të rëndësishme, prandaj mos harroni t’i kushtoni rëndësinë e duhur.
 
3. Largoni dyshimet
Një  nga shkaqet që lind debate në çift, është  dyshimi. Nëse dyshoni te partneri, keni shumë mundësi për t’u zënë shpesh, sepse ju nuk i besoni aq sa duhet.
 
4. Mungesa e raporteve seksuale
Nëse e keni  lënë lidhjen tuaj, për kohë të gjatë pa marrëdhënie seksuale, ju keni më shumë mundësi për t’u  zënë. Ky fakt, tregon se jeni ftohur me njëri-tjetrin, prandaj mos e lini raportin tuaj të shkojë deri këtu.
 
5. Mos fajësoni partnerin 
Gjatë një debati, nëse direkt fajësoni partnerin tuaj, në shumicën e rasteve ju vetëm do krijoni debate të ndryshme. Prisni, derisa të nxirrni një përfundim.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842