INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyra si  të shpëtoni nga  problemet kryesore të martesës

5 Mënyra si të shpëtoni nga problemet kryesore të martesës

Publikuar më: 13:30 16-09-2016
Çdo çift ka probleme të ndryshme.
Ekspertët kanë sugjeruar, disa këshilla si t’i shmangni pa krijuar konflikte.
 
1. Ndani punët e shtëpisë
Ekspertja e çifteve, Melissa Cohen ka sqaruar se femrat zakonisht merren me punët e shtëpisë, por ka edhe meshkuj që duan të kontribojnë në to. Zgjidhja më e mirë është që t’i ndani gjërat që do bëni. Në këtë mënyrë, shmangni problemet.
 
2. Mos planifikoni kur do bëni seks
Kur krijoni një familje, seksi mund të shkojë edhe në plan të dytë. Kujdes, pasi kjo gjë do çojë lidhjen tuaj drejt ndarjes. Mos krijoni një kalendar për marrëdhëniet seksuale, pasi nuk ja vlen. Nëse e ndjeni të bëni seks, bëjeni, sipas kushteve tuaja të momentit!
 
3. Kaloni kohë së bashku
Një gjë tjetër e vështirë, që del gjatë martesës është koha së bashku. Detyrimet e shumta që keni, nuk ju lejojnë që ju të kaloni shumë kohë me partnerin tuaj. Duhet të organizoni mirë, kohën tuaj që t’i dedikoni më shumë vëmendje njëri-tjetrit.
 
4. Zgjidhni çështjen monetare
Një ndër konfliktet më të shumta në çift, është edhe menaxhimi  i të ardhurave. Nëse ju shpenzimet, i shikoni ndryshe nga njëri-tjetri, mundohuni të flisni hapur dhe të gjeni një rrugë të mesme. Mos shkoni në ekstrem, duke vënë kushte!
 
5. Dëgjojeni partnerin
Kjo temë, kohët e fundit po diskutohet shumë. Partnerët nuk po e dëgjojnë si duhet, njëri-tjetrin.  Këtu lindin shumë keqkuptime dhe tregon humbjen e interesit. Kujdes!
 
Burimi : Msn
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484