INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyrat për të mos u mërzitur nga ndarja... përpos “Unfollow”

5 Mënyrat për të mos u mërzitur nga ndarja... përpos “Unfollow”

Publikuar më: 12:58 08-09-2017

Ndaja nga i dashuri është diçka shumë e vështirë, por gjëja më e vështirë është që pas ndarjes të mbledhësh veten.

Pyetja është si t’ja dalim mbanë dhe të mos mërzitemi? Në kemi gjetur disa mënyra që mund të të ndihmojnë nëse dhe ty të ka ndodhur e njëjta gjë.

1. Bërtisni me sa keni fuqi

Pas një ndarjeje është e kuptueshme që të keni inate përbrenda. Ndoshta nuk mund t'i bërtisni në fytyrë atij, por shumë mirë mund ta bëni këtë gjë në ndonjë koncert apo festë me muzikë të lartë. Nëse këto të fundit nuk i preferoni, makina juaj gjatë një trafiku të çmendur, mbetet gjithmonë një alternativë rezervë.

2. Dilni për vrap

Kur lotët ju vijnë natyrshëm, është koha që të djersisni. Nuk ka asgjë më qetësuese se një vrap i shpejtë, nën shoqërinë e ipod-it tuaj, veçse kujdes mos ju bie rruga nga shtëpia e ish-it tuaj. Këngë si ato të albumit "Confident" të Demi Lovato-s do të ishin perfekte.

3. Pastroni shtëpinë

Edhe nëse tipi juaj nuk ua lejon të ktheheni krejt papritur në një Martha Steëart, të pastruarit të dollapit dhe sendeve tuaja, ndihmon shumë. Me këtë rast i tregoni të afërmve se nuk jeni edhe aq dembele, sa ata mendonin.

4. Instagramohuni

Mund të duket klishe, por të postuarit foto të bukura në Instagram ndihmon. Nuk po ju themi të realizoni një set fotografik profesional, post-ndarje, por mundohuni që të postoni gjëra sa më pozitive. Askush nuk ka qejf t'iu shohë duke qarë, përvëç atyre që nuk ditën t'iu vlerësonin sa ju kishin. Mos ua jepni këtë kënaqësi, sforcojeni buzëqeshjen derisa ajo t'iu vijë natyrshëm!

5. Flisni me dikë

Të degjosh veten teksa thua me zë të lartë se dëshiron të ecësh përpara, në fakt e përshpejton këtë proçes. Padyshim që terapistët kushtojnë, por shumë mirë mund të shfrytëzoni një mikeshën apo mikun tuaj për të shkëmbyer një bisedë.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499